Elseid Hysa po përjeton ndoshta momentin më të keq në karrierë. Ai po dërrmohet rëndë në rrjetë sociale prej një lëvizjeje fëminore, e cila u mundësoi italianëve të shënojnë golin e dytë dhe të avantazhit ndaj Shqipërisë.
Më saktë, Hysaj është shfaqur jo një mbrojtës i aftë, por një frikacak ndaj topit të goditur nga Barela, duke ulur kokën ndaj furisë së tij. Siç është parë qartë në pamje, do mjaftonte që Hysaj të qëndronte drejt, ku instiktivisht mund të kthente shpinën ndaj goditjes e jo të ulte kokën, për të pamundësuar që topi të shkonte në rrjetë.
Por ai, si të qe një profan në futboll e jo një profesionist, për më tepër një lojtar i Seria A, i trembet topit dhe zgjedh të “shpëtojë kokën” në vend që të bëjë detyrën si mbrojtës.
Siç po raportohet, nga presioni i madh i tifozerisë, ka mbyllur të gjitha adresat e tij personale në rrjete sociale. /tesheshi.com/