Nën diçiturën “minuta e fundit”, kryeministri Rama ka shpërndarë një ndër sekuencat më të rralla të lidershipit botëror, duke qenë dhe vetë prezent.
Theresa May, Angela Merkel, Erdogan, Cavushoglu e të tjerë rreth tyre, përfshirë pra dhe vetë Ramën, kanë ndjekur nga një celular fundin e gjysëmfinales Angli – Kroaci.
Në fund, pasi triumfojnë ballkanasit, Rama i rreh shpatullat kryeministres britanike në mënyrë ngushëlluese, duke i përcjellë mesazhin politik se Kupa e Botës po shkon drejt Ballkanit Perëndimor. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155950511671523/?t=3