Edi Paloka kërkon Edi Ramën në interpelancë urgjente për tu përgjigjur mbi deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka tha se “Sot ministrin e Brendshëm e akuzojnë dhe ndërkombëtarët për lidhje me krimin. Frroku dhe Shullazi u lanë të lirë nga policia. Dua të korigjoj deklaratën e ambasadorit amerikan se ka njerëz të dënuar për këto të dy. Është dënuar kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie se denoncuan faktin se kriminelë të tillë lihen të lirë nga policia se janë miq të Ministrit të Brendshëm që mbahet në atë post nga kryeministri”.
Ndërkohë ish-kryeministri, Sali Berisha, kërkoi të dijë se ku ndodhet kryeminsitri Edi Rama.
Sali Berisha: Qarkullojnë llafe se me paratë e shqiptarëve ka shkuar për të hapur ekspozitë me zhgarravina të tij. Seanca është e një rëndësie kapitale ku bandat bëjnë ligjin. Duam sqarime”
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, tha se “Kryeministri në këtë moment është në një takim me homologun turk. Ai ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Samitin e VII të Këshillit të Atlantikut për Energjinë dhe Ekonominë. Kuvendi mbajti një minutë heshtje për nder të viktimave të sulmeve në Paris”.
/tesheshi.com/