Ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta e opozitës, pas kërkesës së ish kryeministrit Berisha dhe ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, për abrogimin e rendit të ditës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka kërkuar 5 minuta pushim.
“Zoti kryetar i Kuvendit, kërkoj 5 minuta pushim për mbledhjen e grupit parlamentar”,- tha Paloka nga foltorja.
Kërkesa e tij u pranua nga kreu i Kuvendit, Meta, ndërsa pritet në vijim për të parë se çfarë vendimi është marrë pas kësaj mbledhje të papritur të grupit parlamentar./tesheshi.com/