Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, e njëherësh dhe i Dërguari i sapoemëruar Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer do të vizitojë sot Malin e Zi.
Ai do të pritet nga krerët shtetit, presidenti Milo Djukanoviçc dhe kryeministri Dusko Markoviç.
Kështu, Palmer e nisi misionin e tij rajonal duke vizituar një “kështjellë” të Perëndimit në ish-Jugosllavi, Malin e Zi, i kërcënuar pak vite më parë nga faktori rus pasi vendosi të anëtarësohej në NATO.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo emëroi Palmerin si Përfaqësuesin e tij Special për Ballkanin Perëndimor në 30 gusht, ku si mision kryesor ka arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Njëherësh, kjo lëvizje amerikane është përkthyer dhe si rikthimin e vëmendjes dhe rolit të SHBA në rajon, një pozitë që synohet dhe nga Gjermania e Franca, gjithnjë duke tentuar ta mbajnë larg ndikimin rus. /tesheshi.com/