Al Jazeera njofton për arritjen e një marrëveshjeje mes Fatahut dhe Hamasit për të krijuar një qeveri uniteti.
Marrëveshja është arritur në orët e vona të ditës së shkuar, pas tre ditë negociatash në Moskë. Autoriteti Palestinez, i cili mbizotërohet nga Fatahu, është pajtuar të ketë një qeverisje të përbashkët me rivalët e Hamasit.
Pjesë e marrëveshjes është formimi i një Këshilli Kombëtar të ri, pjesë e të cilit do të jenë dhe palestinezët në mërgim, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Hera e fundit që palestinezët kanë kryer zgjedhje ku kanë marrë pjesë të dy palët, Fatahu dhe Hamasi, ka qenë viti 2006.
Qeveria palestineze shtyu vitin e shkuar të parat zgjedhje lokale në dhjetë vite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, teksa gjykata e lartë vendosi që ato duheshin mbajtur vetëm në Bregun Perëndimor, të qeverisur nga Fatahu.
Fatahu dhe Hamasi, dy krahët kryesorë politikë palestinezë, janë në përplasje prej 2007-s, kur Hamasi mori drejtimin e Gazës pasi fitoi zgjedhjet legjislative të një viti më parë. /tesheshi.com/