Futbollisti egjiptian Mohamed Salah, i cili luan për Liverpool, ka shprehur solidaritet me palestinezët për dhunën e kryer nga Izraeli.
Salah njoftoi në Twitter se dhuna dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalet menjëherë.
“Unë u bëj thirrje të gjithë udhëheqësve botërorë, përfshirë kryeministrin e vendit që ka qenë shtëpia ime për katër vitet e fundit, të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të ndaluar dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm menjëherë. Mjaft me @BorisJohnson,” shkroi Salah. /tesheshi.com/