Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Palaçollëk gazetaresk: e vërteta e një fotografie

by te Sheshi
26/11/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Palaçollëk gazetaresk: e vërteta e një fotografie

Nga Bujar M. Hoxha

Pas sulmeve në Paris, të dënueshme prej çdo logjike qoftë edhe mediokre, në shtypin tonë pati një lumë editorialesh e artikujsh që të kujtonin përpikërisht frymën e 1967-ës, të vitit famëkeq të mbylljes së objekteve të kultit e të shpalljes së Shqipërisë si shtet ateist. Kur dëgjoje e lexoje lloj-lloj broçkullash, lloj-lloj thirrjesh për grusht të hekurt, për terror shtetëror, kuptoje se shembja a kthimi i kishave dhe xhamive në pallate sporti apo në qendra kulture e magazina në atë vit të largët të mbrapshtë nuk ishte punë alienësh, por vepër e të njëjtëve njerëz të gjendur mes nesh, që edhe në paçin qenë të vegjël a të palindur asokohe, me patjetër duhet t’i kenë pasur etërit të ngjashëm si dy pika uji me ta. Janë të njëjtët njerëz që brezërisht kanë duartrokitur zëngjirur këdo që ka vënë këmbën në këtë tokë, që kanë ngritur në qiell çdo ideologji e sistem, që kanë lavdëruar si mbretërinë dhe republikën, si komunizmin dhe demokracinë, duke nisur prej demokracisë popullore.

Me t’u tretur kjo valë rrëmbimi, prej ditësh një pjesë e madhe e medias shqiptare ka nisur të përçojë një frymë të “pashpjegueshme” antiturke. E ndesh këtë më rëndshëm në një mori gazetash, e përgjithësisht në faqet online të tyre. Rrëzimi i një avioni rus që shkeli hapësirën turke i hodhi më tej benzinë zjarrit. E pamendueshme, por ka një vërshim të paparë të zërit rus në tërë median. Hapësira e lënë shfajësimeve, manipulimeve e kërcënimeve ruse në të gjithë spektrin e mjeteve të informimit është e hatashme. Gjeopolitikisht, historikisht, strategjikisht, politikisht, pragmatikisht, por edhe nga pikëpamja ndjesore, do duhej të ishim në anën turke. Për të hequr çdo nuancë emocionale apo afiniteti, do duhej të ishim në krah të Turqisë thjesht për arsye përfitimi, të sotëm e të nesërm. Shkurt: më e pakta, për shkak të qenies mentor e mbështetës i pakompromis i Serbisë, interesi ynë i arsyeshëm do e donte që çështja në fjalë të mos shkonte në interes të Rusisë.

Para se të kaloj te tema për të cilën bën fjalë dhe titulli i artikullit, nevojitet dhe një ndalesë e shkurtër te incidenti me avionin e rrëzuar. Që prej fillimit të tetorit ka patur një seri shkeljesh së hapësirës ajrore të Turqisë nga avionët rusë, të pasuara nga një vetëpërmbajtje e admirueshme e autoriteteve turke, politike dhe ushtarake. Mos harroni se bëhet fjalë për cenim të sovranitetit dhe për nëpërkëmbje të krenarisë kombëtare. Për ta marrë në kontekst rrëzimin e avionit, rusët, e bashkë me ta dhe sirianët e trimëruar të regjimit të Esadit, kanë bombarduar pa mbarim në javën e fundit rajonin turkmen të Bajërbuxhakut. Ironikisht, e kanë bërë këtë në emër të luftës kundër ISIS-it, kur aty nuk ka qoftë dhe një militant të vetëm të tij. Shteti turk është shumë i ndjeshëm ndaj popullsisë turkmene, së cilës i është gjendur pranë gjithmonë. Kështu: avioni në fjalë është paralajmëruar dhjetë herë, kur, si rregull, pas pesë herëve paralajmërim, ai qëllohet dhe rrëzohet, dhe paralajmërimet janë dhënë në anglisht dhe rusisht, e, pos kësaj, këto paralajmërime kanë qenë të mundura të dëgjohen edhe nga forca ushtarake të tjera, si ato amerikane, që e kanë pohuar tashmë dhënien e tyre; drejtimi, në formë qarku, që ka ndjekur avioni e bën shumë të vështirë mosshkeljen e hapësirës ajrore turke; tjetër, në dhe mbi atë rajon ka aparatura pikatëse të mjeteve të fluturimit, radarë a gjithçka tjetër, të shumë vendeve, kështu që gabimi apo gënjimi është gati i pamundur.

Dhe vijmë te perla e fundit e shtypit tonë, te zbulimi i Amerikës! Lexuesit na i serviret thuajse njëherësh një fotografi e djalit të Erdoganit, Bilalit, me dy persona në krah, që prej mjekrës e veshjes në tërësi, ky i bukuri shtyp na i etiketon si udhëheqës apo anëtarë të ISIS-it! Analiza shkon aty ku dhemb dhëmbi: fotografia është dëshmi e lidhjes së qeverisë turke, apo, më ngushtë, e Erdoganit dhe e familjes së tij me ISIS-in. Kështu pretendon i ashtuquajtur zbulim gazetaresk.

Gjithçka është një farsë, një palaçollëk. E para, fotografia është bërë këtu e një vit e gjysmë më herët, e jo tani. E ç’është për të qeshur, a për të qarë, dy personat në krah të djalit të presidentit turk nuk janë udhëheqës të ISIS-it, as luftëtarë të tij, por pronarë të një restoranti, a më mirë, të një zinxhiri restorantesh, ku Bilal Erdogani ka vajtur për të ngrënë, e, që për t’u plotësuar dëshirën, ka dalë bashkë me ta në fotografi. Ata, dy vëllezërit, për pasion e aktivitet kanë muzikën dhe tregtimin e të brendshmeve, prej nga e merr emrin dhe restoranti i tyre, e as nuk u plas për ISIS-in.

Fotografia u publikua në Turqi në mes të furtunës kundër Erdoganit, e menjëherë u bë e njohur e vërteta. Madje, pronarët e këtij lokali i zuri halli, se jo vetëm që filluan t’i identifikojnë si të ISIS-it, por ndaj tyre nuk pushuan të sharat edhe pasi realiteti doli zbuluar.

Kësisoj, historia e kësaj fotografie është e hershme dhe e dalë boje, kurse këtu na shitet për mall të freskët e bio. Ashtu siç po shiten dhe një tufë artikujsh të shkruesve ndërkombëtarë, posaçërisht të atyre me frymë antiturke, e që përkthyesi ua shton dozën e hidhtësisë me titujt e ndryshuar si t’ia dojë qejfi, me fjalë e fraza të hequra e të shtuara sipas midesë, sipas urisë së tregut.

Mjerë kjo gazetari, mjerë për këtë informacion të dhënë publikut!

Ka vend vetëm për një këshillë për lexuesin që kërkon të kuptojë se ç’ndodh vërtet: mos e ha sapunin për djathë!  /tesheshi.com/    

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Jepen sinjalet e para të uljes së tensionit: Davutogllu e quan Rusinë mike dhe fqinje

Jepen sinjalet e para të uljes së tensionit: Davutogllu e quan Rusinë mike dhe fqinje

Peshon mbi 320 kile për t’i pëlqyer partnerit, ja si ndryshon pas ndarjes

Peshon mbi 320 kile për t’i pëlqyer partnerit, ja si ndryshon pas ndarjes

Kthimi i dytë i Eduart Selamit

Kthimi i dytë i Eduart Selamit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni