Përbërësit:
Sallatë jeshile (disa gjethe)
1 fetë pjepër
1 kungull të vogël
10 bajame të shtypura
3-4 feta proshutë
1 lugë uthull molle
2 lugë vaj ulliri
Majdanoz të grirë
Kripë, piper
1 filxhan të vogël oriz
Përgatitja:
Zjeni së pari orizin, kullojeni dhe lëreni mënjanë. Pastroni gjysmë pjepri nga tuli që të shërbeni sallatën.
Prisni kungullin në kubikë dhe kaurdiseni me pak vaj, kripë e limon. Shtojani orizit.
Bashkoni të gjithë përbërësit e tjerë, përziejeni sallatën mirë dhe shërbejeni në pjepër. /tesheshi.com/