Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pakoja e re fiskale në Kosovë harron bujqit: nuk ka ulje të çmimit të naftës dhe kimikateve

by te Sheshi
16/10/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Pakoja e re fiskale në Kosovë harron bujqit: nuk ka ulje të çmimit të naftës dhe kimikateve

Nga Bashkim Kastrati

Tani kur bujqit fillojnë të mbjellat vjeshtore të drithërave, vërehet mungesa e përkrahjes në derivate të naftës dhe produkteve kimikale. Kur është krijuar pakoja e re fiskale përmes së cilës është ulur TVSh-ja për disa produkte elementare, e ku përfshihen edhe drithërat, në këtë pako nuk është paraparë ulja e TVSh-së për naftë për bujqit dhe plehrat kimike apo pesticidet.

Njohës të fushës së ekonomisë vlerësojnë se qeveria ka gabuar që nuk i ka futur në listën e produkteve pa TVSh edhe derivatet e naftës për bujqit kosovarë. Me gjithë premtimin e bërë para se të bëhej i pari i ekzekutivit të vendit, se bujqësia do të jetë njëri nga prioritet e zhvillimit ekonomik nga Qeveria e Isa Mustafës, deri më tash kjo nuk është parë në praktikë.

Këtë e ka dëshmuar edhe Pakoja e Re Fiskale që hyri në fuqi në fillim të shtatorit, ku shihet qartë se qeveria nuk i ka përfshirë edhe derivatet e naftës që përdoren në bujqësi dhe transport të mallrave në listën e artikujve në kuadër të lirimit nga TVSH-ja, kur dihet se derivatet kanë ndikimin më të madh në çmimet e konsumit të përgjithshëm.

Duke marrë parasysh pozitën gjeografike të Kosovës dhe faktorë tjerë, bujqësia konsiderohet sektori kryesor që mund të gjenerojë vende të shumta të punës dhe të rritë zhvillimin ekonomik.

Por fatkeqësisht Kosova ende nuk po arrin që të sigurojë as bukën nga të mbjellat, ndërsa qindra hektarë tokë rrinë djerrinë. Kjo tregon se bujqësia nuk është prioritet real i qeverisë edhe pse në dy mandatet e fundit ka pasur rritje të buxhetit për bujqësi, e rrjedhimisht edhe rritje të subvencioneve dhe granteve.

Pako e re fiskale vetëm sa ka vështirësuar punën e bujqve

Lulzim Beqiri, magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se pakoja e re fiskale e qeverisë së Kosovës nuk ka ndikuar pozitivisht në punën bujqve. Ai thotë se nuk janë marrë fare parasysh kërkesat reale të bujqve.

“Pako e re fiskale e miratuar nga ana e qeverisë së Kosovës, vetëm sa ka vështirësuar punën e bujqve kosovarë, dhe mendoj se qeveria e vendit nuk i ka kushtuar rëndësi TVSh-së për naftën, dihet që çmimet në Kosovë janë më të larta në rajon edhe ashtu bujqit kishin kërkesa për uljen e çmimit të naftës. Pastaj do të duhej të kishte edhe kontroll më të madh për cilësi dhe sasi, pasi që dihet që kohëve të fundit kemi has në manipulime të ndryshme nga ana e naftëtarëve”, thotë Beqiri.

Sipas tij, nafta është dashur gjithsesi që të përfshihet në pakon e re fiskale, pasi që ky produkt është jashtëzakonisht shumë i përdorur në punën e bujqësisë, por se qeveria nuk e ka pasur parasysh këtë gjë.

“Se sa do të ndihmonte përfshirja e naftës në pakon e re fiskale dihet publikisht, nafta është produkt esencial për bujqësinë pasi shumica e punëve kryhen me anë të ndihmës së naftës, andaj qeveria është dashur ta ketë parasysh ketë. Jo të gjithë bujqit përfitojnë nga ndihmat e qeverisë, kështu që qeveria duhet të fokusohet në lehtësira në tatime”, ka thënë Beqiri.

Ai thotë se qeveria e Kosovës kohëve të fundit ka shumëfishuar buxhetin në mbështetje të bujqve, por këtyre të fundit përveç kësaj ndihme të mirëseardhur, ju duhet edhe mbështetje në ketë sferë, pasi që ata ballafaqohen me shumë sfida duke filluar nga kamatat tejet të larta dhe mos mbrojtja e prodhimeve vendore nga qeveria e Kosovës.

“Dihet që sektori i bujqësisë është premtues dhe siguron një numër të madh të të punësuarve andaj të gjitha produktet që i nevojitën bujqësisë duke filluar nga plehrat artificiale, pesticidet, lendet e para, mjetet e punës etj, do të duhej të kishte lirim në TVSh”, theksoi Beqiri.

Fjalë shumë e veprime pak

Myzejene Selmani, ekonomiste dhe ish-kryetare e Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për tesheshi.com se qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet real zhvillimin e bujqësisë dhe kjo është parë edhe me krijimin e re të pakos fiskale. Ajo thotë se zhvillimi i bujqësisë duhet të jetë prioritet i qeverisë duke marrë parasysh faktin se është sektor që mund të gjenerojë shumë vende pune dhe rrjedhimisht zhvillim ekonomik.

Ajo thotë se që nga paslufta të gjitha qeveritë e kanë deklaruar se e kanë ndër prioritetet kryesore zhvillimin e bujqësisë, kjo nuk ka ndodhur dhe se nuk ka pasur veprime konkrete dhe të duhura në këtë drejtim.

“Me pakon e re fiskale të aprovuar nga qeveria e Kosovës kanë pasur mundësi që të bëjnë uljen e çmimit për naftë për bujq. Gjithashtu ulje të TVSh-së e rrjedhimisht edhe të çmimit është dashur të ketë edhe për kimikale të cilat përdorin në bujqësi, por që nuk janë përfshirë në këtë pako. Tjera janë fjalët, tjera  veprimet, nafta për bujqit ka mundur të ndryshohet me pakon fiskale dhe aty të përfshihen edhe kimikalet, por kjo qeveri nuk po merret me zhvillim”, ka thënë Selmani. /tesheshi.com/

Related Posts

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Next Post
380 punëtorë të Kosovës bëhen pronarë: marrin nga AKP 717 mijë e 459 euro

380 punëtorë të Kosovës bëhen pronarë: marrin nga AKP 717 mijë e 459 euro

VIDEO/Prekëse: Babai çohet nga karroca me rrota për të shoqëruar të bijën në altar

VIDEO/Prekëse: Babai çohet nga karroca me rrota për të shoqëruar të bijën në altar

Raportuesi i BE-së për Maqedoninë, Ivo Vajgël: Kujdes “Përzhinon”, ndryshe….

Raportuesi i BE-së për Maqedoninë, Ivo Vajgël: Kujdes “Përzhinon”, ndryshe....

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni