Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pak orë pas vdekjes/ Robert Elsie: ju rrëfej vitet e arta të letrave shqipe

by te Sheshi
02/10/2017
in Kryesore, Kulturë, Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Pak orë pas vdekjes/ Robert Elsie: ju rrëfej vitet e arta të letrave shqipe

Ka lënë këtë botë në një ndër albanologët më të shquar, kanadezi Robert Elsie,i cili ka lënë pas një pasuri të pashoqe studimore mbi letrat dhe kulturën shqiptare.     

Me këtë rast, po sjellim me shkurtime një punim të tij të vitit 1995, titulluar “Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare – Kultura shqiptare e viteve ‘30”

Rruga e modernitetit

Për gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë vazhduan të frymëzoheshin nga iderat dhe idealet e Rilindjes Kombëtare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Rryma kryesore e letërsisë shqiptare deri në Luftën e Dytë Botërore ishte ajo e shkollës shkodrane të Gjergj Fishtës – një shkollë kreative, inovative, por njëkohësisht tradicionale. Fishta solli në Shqipëri një rrafsh cilësor më të lartë, rrafshin e letërsisë të cilën vendet më të zhvilluara të Europës e kishin patur q nga gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ky ishte një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm duke marrë parasysh konsolidimin e vonuar të Shqipërisë si shtet dhe zhvillimin e saj të ngadalshëm politik dhe kulturor.

Në vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër. Rrymat kryesore të letërsisë shqiptare filluan me kohë të humbnin kontakt me realitetet e shtetit të pavarur shqiptar. Idera nga jashtë u futën në vend dhe një stad më i lartë i arsimimit të intelektualëve ia hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë. Për një dhjetëvjetësh, letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më përpara, fillimisht në Shkodër dhe më vonë në Tiranë dhe në mbarë vendin.

Rrugën e modernitetit, d.m.th. rrugën drejt Europës, e morrën dy poetë të brezit tjetër, dy njerëz jashtë rrethanave të njohura letrare që u shkëputën nga traditat e letërsisë shqiptare dhe që ia dhanë kulturës shqiptare vendin e saj në Europën bashkëkohore: Migjeni dhe Lasgush Poradeci.

Migjeni (1911 – 1938) i kishte të gjitha kushtet paraprake për t’u bërë poet: një mend kureshtar dhe kërkues, një natyre depresive pesimiste dhe një seksualitet të shtypur, të parealizuar. Më interesant nga të gjithë është ky aspekt i fundit. Erotizmi kurrë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare. Zorr të gjesh një autor shqiptar në poezi ose në prozë i cili ka shprehur me shkrim impulset e tij intime. Migjeni e bën pjesërisht, por në mënyrë të pavetëdijshme. Thuhet se deri në vdekjen e tij në moshën njëzetë e gjashtë vjeç, poeti ka mbetur i virgjër.  Poezia dhe proza e tij janë plot figura grash, shpeshherë prostituta të mjeruara, për të cilat Migjeni tregon mëshirë dhe një interes seksual të hapur. Janë sytë e përlotur dhe buzët e kuqe që përmenden. Pjesët e tjera të trupit nuk përshkruhen kurrë. Për Migjenin, seksi ishte vuajtje:

Ato dy buzë të kuqe

Dhe dy lotë të mija

Qenë shenjat e dhimbjes

Kur më vrau bukuria

Kur më zu dashunija

E më dogji rinija

Pasioni dhe dëshira epshore janë të gjithandejshëm në poezinë e Migjenit. Gjejmë përshkrime të intimitetit trupor, por shpeshherë me neveri dhe hidhërim. Për Migjenin dhe seksi është mjerim, si në Poemën e mjerimit:

Mjerimi tërbohet në  dashuni epshore.

Nëpër skaje t’errta, bashkë me qejë, mijë, mica,

Mbi pecat e mbykta, të qelbëta, të ndyta, të lagta

Lakuriqen mishnat, si zhangë, të verdhë e pisa,

Kapërthehen ndenjat me fuqi shtazore,

Kafshojnë përpiqen, thithen, puthen buzët e ndragta,

Edhe shuhet uja, dhe fashitet etja

N’epshin kapërthyes, ku mbytet vetvetja,

Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbëtorët, lypsat

Që nesët do linden me na i mbushë rrugat.

Sa larg u largua letërsia shqiptare nga folklorizmat dhe artificialitetet e Çajupit, të Asdrenit, bile dhe të Fishtës! Edhe pse nuk arriti të botojë një libër, poezitë e Migjenit kishin një sukses të menjëhershëm. Migjeni i hapi rrgën letërsisë moderne. Por kjo rrugë mbeti e hapur për një kohë tepër të shkurtër. Tamam në vitin e botimit të Vargjeve të Lira, u shpall fitorja e Stalinizmit.

Çfarë ndihmësi do të ishte bërë Migjeni po të kishte jetuar më gjatë?

Në fund, kjo çështje mbetet hipotetike, sepse zëri i tij individualist i protestës sociale do të kishte të njëjtin fat si ai i shumicës së shkrimtarëve të talentuar të viteve ’40. Të paktën, vdekja herët e Migjenit na e la shkrimtarin të paprekur.

Fakti se Migjeni vdiq i ri e vështirëson mundësinë e një vlerësimi kritik të krijimtarisë së tij. Në përgjithësi, Migjeni admirohet dhe lexohet shumë, por nuk ka mbetur pa kritikë. Mjaft lexues qenë të zhgënjyer nga proza e tij dhe gjerësia e veprimtarisë poetike të tij nuk është aq që ta shpallim poet universal. Arshi Pipa ka shptehur dyshime në çfarë mase Migjeni dinte shqip tamam. Pipa thotë kështu: “I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, dhe pastaj i rritur në rrethana kulturore sllave, iu kthye Shqipërisë dhe gjuhës e kulturës shqiptare vetëm kur ishte i rritur. Gjuhën e shtëpisë e kishte serbokroatishten dhe në seminar mësoi rusishten. Ai s’dinte shqip mirë. Shkrimet e tij janë plot gabime orthografike, dhe nga më të thjeshtat, dhe sintaksi i tij nuk është normal për një shqiptar. Vërejtja mbi italishten e Italo Sevo-s është akoma më e vërtetë për shqipen e Migjenit.”

Kritikë letrarë stalinistë të Shqipërisë së pasluftës e shpallën Migjenin në mënyrë mjaft të përciptë pararojën e Realizmit Socialist, megjithëse nuk ishin në gjendje t’i trajtojnë disa aspekte të jetës dhe të krijimtarisë së tij dhe elementin niçean në poemën Trajtat e mbinjeriut. Edhe pse këta kritikë e vlerësuan veprimtarinë e Migjenit si pasjën e Shqipërisë zogiste të paraçlirimit, ka dalë tepër e qartë kohët e fundit se pas dyzetegjashtë viteve të diktaturës së proletariatit, Kangët e pakëndueme të poetit janë akoma më aktuale se kurrë.

Rrugën e modernitetit e mori dhe një poet krejt tjetër. Lasgush Poradeci shikohet nga disa kritikë si poeti më i madh shqiptar i shek.20. megjithatë është mjaft e vështirë ta caktojmë pozitën e tij ne letërsinë shqiptare. Poradeci nuk kishte shumë gjëra të përbashkëta me shkrimtarë të tjerë të kohës: me Adrenin, Fan Nolin, Migjenin. Lasgushi i solli letërsisë shqiptare një diçka të rrallë: një misticizëm panteist i cili krijoi nëj urë midis gjendjeve shpirtërore të ekzistencës tokësore dhe burimeve qiellore të energjisë krijuese.

Lasgush Poradeci ishte një prodhim eklektik i kohës dhe një paradoks në letërsinë e Europës Juglindore. Rexhep Qosja shprehet kështu: “Lasgush Poradeci ndjen si romantik, mendon si klasiçist, asht i vetmuem dhe i hermetizuem shpirtnisht si simbol dhe i kujdesshëm e fanatik ndaj formës si parnasist.”

Me ngritjen e Stalinizmit në Shqipëri, penda e shquar e Lasgushit filloi të shteret. Edhe pse u lavdërua fshehtazi nga shumë kritikë, ky estet romantik kurrë nuk gezoi aprovimin e dogmatistëve marksistë. Ata nuk e kuptuan veprën e tij. Poeti vetë tha: “Më mirë ta thyej lapsin se sa të shkruaj si duan ata”.

Veprimtaria e Lasgushit ishte e habitshme, mahnitëse për ato vite. Me Lasgushin, koha e nacionalizmit romantik, e ushqyer nga një mori poetësh të cilësive të ndryshme të Rilindjes Kombëtare u zhduk përfundimisht.

Kulmi letrar i viteve ‘30

Brenda një përiudhe prej 5 vitesh, në mesin e viteve ’30, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezi, Lasgushi botoi përmbledhjen poetike të mahnitshme Vallja e yjeve dheYlli i zemrës. Migjeni i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargje të lira në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe poeti vetë të vdesë. Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e Malcis, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jetanë jetë – Pse!? nga Sterjo  Spase; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh; romani i mirëpritur i kritikës sociale Sikur të isha djalë nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Netë shqiptare.

Në fushën e dramës, Et’hem Haxhiademi e mahniti publikuan e kulturuar me tragjeditë klasike të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përmbajtja, e treguan një finesë të padëgjuar dhe të paparë në skenën shqipare.

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent
Sociale & Shoqëri

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?
Diplomaci

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Next Post
Lirohet biznesmeni, ishte marrë peng prej 6 muajsh

Lirohet biznesmeni, ishte marrë peng prej 6 muajsh

Pas deklaratave mbi 20 familjet kriminale, Lu takon Xhafajn: mbështetje amerikane për vetingun në polici

Pas deklaratave mbi 20 familjet kriminale, Lu takon Xhafajn: mbështetje amerikane për vetingun në polici

Milaim Zeka  paralajmëron Vetëvendosje-n: do ju publikoj dosjet dhe takimet në Beograd

Milaim Zeka  paralajmëron Vetëvendosje-n: do ju publikoj dosjet dhe takimet në Beograd

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni