Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pak gjasa që Kosova sivjet të bëhet pjesë e Interpol-it dhe Europol-it

by Te Sheshi
31/05/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Pak gjasa që Kosova sivjet të bëhet pjesë e Interpol-it dhe Europol-it

Nga Blendi Gashi

Kosova këtë vit synon të bëhet anëtare e Organizatës ndërkombëtare të policisë penale (Interpol) dhe Zyrës evropiane të policisë (Europol). Kështu ka deklaruar së fundmi kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Punës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka folur edhe për sfidat që po dalin në procesin e integrimit, duke përfshirë edhe anëtarësimin në Interpol.

interpol 2“Kosova po ballafaqohet me kufizime të caktuara në proceset e integrimit që janë pasojë e mos njohjes të disa vendeve të Bashkimit Evropian. Duhet të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin edhe më shumë përmes marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe trajtimit shumë të mirë që po u bëjmë komuniteteve jo shumicë, të argumentojmë nevojën që të na njohin. Synimet tona janë që në këtë vit të bëhemi anëtare e Interpolit, vitin e ardhshëm të anëtarësohemi në UNESCO”, deklaroi të shtunën Mustafa.

Njohës të sundimit të ligjit dhe sigurisë thonë se duhet edhe shumë kohë dhe lobim i fortë që Kosova të jetë anëtare e Interpolit dhe Eurpolit, pasi Serbia nuk po lë gurë pa lëvizur që të pengojë anëtarësimin e shtetit tonë në organizata ndërkombëtare.

Që Kosova të jetë anëtare e Interpol-it dhe Eurpol-it, duhet të ndërtoj lobim të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve evropiane, si dhe të arrijë një marrëveshje me UNIMK-un, që memorandumi mes Interpolit dhe UNMIK-ut, të dal si i pavlefshëm.

donikaDuhet lobim i fortë diplomatik për anëtarësim në Interpol

Donika Emini, hulumtuese në Qendrën kosovare për studime të sigurisë thotë se anëtarësimi në Interpol dhe Europol dhe organizata të ngjashme multilaterale të bashkëpunimit në fushën e sigurisë është shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Sipas Eminit, anëtarësimi në këto organizata përveç se do të kontribuonte në bashkëpunimin e Kosovës në fushën e sigurisë, që është për nga natyra shumë senzitive, do të fuqizonte edhe përpjekjet për luftën kundër kërcënimeve globale siç janë ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, sigurimin e kufijve, etj.

“Aplikimi për anëtarësim në mekanizma multilateral në fushën e sigurisë është një proces relativisht i lehtë megjithatë, sigurimi i sponsorit kryesor që do të lobonte për anëtarësimin e Kosovës dhe votave të mjaftueshme për tu bërë anëtare, është një proces që kërkon pikë së pari mobilizim dhe koordinim në mes të institucioneve relevante në Kosovës (Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës) e më pastaj lobim të fortë diplomatik dhe përgatitje, punë sistematike dhe agjendë të përbashkët dhe të qartë. Këtij procesi duhet t’i paraprijë MPJ, ndërsa MPB duhet të shërbejë si instrument mbështetës”, thotë Emini, për tesheshi.com.

Ajo thotë se dështimi i anëtarësimit në UNESCO ka vënë diplomacinë kosovare në një pozicion defansiv dhe kjo sipas saj e rrit skepticizmin për suksesin e Kosovës në këtë vit.

“Këtë vit, nga 13 anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, së paku nga prejardhja e përfaqësuesve, aktualisht 6 vijnë nga vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, kjo edhe më tej e vështirëson punën e shtetit tonë. Për më tepër, diplomacia e Serbisë e cila është shumë e fortë në drejtim të vështirësimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, edhe Interpol, nuk do të kontribuojë agjendës së Kosovës.  Megjithatë, është momenti i duhur që të intensifikohen përpjekjet për anëtarësim në Interpol, kjo duke patur parasysh që anëtarësimi i Kosovës do të sjellë përfitime të ndërsjella, pra për Kosovën dhe shtetet e mëdha perëndimore, sidomos kur bëhet fjalë për bashkëpunim dhe shkëmbim informatash në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe kërcënimeve potenciale nga qytetarët e Kosovës që janë bashkangjitur konflikteve në Siri dhe Irak”, thekson Emini, për tesheshi.com.

Sa i përket, anëtarësimit në Europol, hulumtuesja Emini shprehet se ky proces ende mbetet një sfidë e madhe për qeverinë e Kosovës, për shkak të mos njohjes nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

burimiS’ka lobim të fuqishëm nga ana e qeverisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, thotë se Kosova i ka të gjitha argumentet profesionale, juridike dhe politike për t’u anëtarësuar në Interpol, derisa thotë se  për anëtarësimin në Europol problemet janë më të mëdha.

“Kosova duhet të ndërtojë lobim të fuqishëm nga partnerët ndërkombëtar dhe të arrijë njëlloj ‘marrëveshje xhentëlmenësh’ me UNMIK-un për të shpallur jovalid Memorandumin që ekziston midis UNMIK-ut dhe Interpol-it. Deri më tash, nuk e kemi parë asnjërën. Pra, as lobim e fuqishëm ndërkombëtar dhe as tërheqjen e memorandumit të UNMIK-ut me Interpol-in”, thotë eksperti Ramadani, për tesheshi.com.

skendaMinistri Hyseni optimist, por s’jep parashikime

Portali gjatë tërë ditës është munduar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Brendshme për këtë çështje, por ka qenë i pamundur kontakti me drejtues të kësaj ministrie.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kohë më parë në një deklarim për media është shpreh optimist se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e Interpol-it.

“Nuk mund të jap parashikime të sakta, por ju siguroj që përpjekjet nuk mungojnë e do të jenë të gjithanshme që ky të jetë një sukses. Në Ruanda do të mbahet Asambleja e përgjithshme diku nga fundi i vjeshtës”, ka thënë ministri Hyseni.

Ai ka theksuar se janë duke punuar edhe në përgatitjen e një bashkëpunimi strategjik me Europol-in, deri sa Kosova të ketë anëtarësim të plotë në këtë organizatë.

Ndryshe, Kosova komunikimin me Interpolin e ka përmes zyrës së UNMIK-ut, as me Eurpolin nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë, vetëm përmes zyrës së EULEX-it në Kosovë, e cila shërben si ndërmjetësues mes Kosovës dhe Eurpolit.

Për t’u anëtarësuar Kosova duhet të siguron 2/3 e votave e mbi 190 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpol-it në mënyrë që të anëtarësohet në këtë organizatë. /tesheshi.com/

Related Posts

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Next Post
Raste alarmante: 1 në 3 fëmijë vuan nga mbipesha në Europë

Raste alarmante: 1 në 3 fëmijë vuan nga mbipesha në Europë

Përfaqësueset europiane përcaktojnë emrat e lojtarëve për në Euro 2016

Përfaqësueset europiane përcaktojnë emrat e lojtarëve për në Euro 2016

Në kryeqytetin francez do të ngrihet i pari kamp për refugjatët

Në kryeqytetin francez do të ngrihet i pari kamp për refugjatët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni