Në tre muajt që kur Rusia pushtoi Ukrainën, forcat ruse kanë pësuar humbje të krahasueshme me ato të Bashkimit Sovjetik gjatë luftës 9-vjeçare në Afganistan, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e fundit të inteligjencës ushtarake.
Kombinimi i “taktikave të dobëta, mbështetjes së kufizuar ajrore dhe mungesës së fleksibilitetit”, kanë çuar në humbje të mëdha, sipas një raporti nga inteligjenca britanike këtë mëngjes.
https://youtu.be/FVgrC3zx1L0
Aty thuhet se ushtria ukrainase po bëhet gjithnjë e më e suksesshme dita ditës dhe se këto regjistrime tregojnë pse kaq shumë rusë po vdesin në Ukrainë. /tesheshi.com/