Kampioni i botës në vitin 2002 me Kombëtaren e Brazilit dhe për shumë vite lojtari më i mirë në botë vendosi që në moshën 46-vjeçare të pagëzohej.
Siç njoftoi ai, kishte besuar në Krishtin që kur ishte fëmijë, por nuk ishte pagëzuar.
“Sot është një ditë shumë e veçantë. Unë jam pagëzuar!
Besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e jetës sime që nga fëmijëria, megjithëse ende nuk isha pagëzuar.
Unë ripërtëri angazhimin tim për të ndjekur rrugën e vullnetit të mirë, të lirë dhe spontan, duke besuar në dashurinë e Jezusit, në dashurinë për bamirësinë”, shkroi ish-ylli brazilian. /tesheshi.com/