Presidenti Meta ka vendosur të luftojë shefin e qeverisë Rama, edhe me pagesën e Rrugës së Kombit, një pikë e ndjeshme e raporteve me Kosovën.
“Ju e dini qëndrimin tim për taksën e Kalimashit. Kjo është një taksë mjaft e gabuar dhe dekurajuese, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është për Shqipërinë dhe për Kosovën ky qarkullim pa pengesa midis qytetarëve tanë.
Por edhe për tregtinë, po të kemi parasysh se sa e kushtueshme është sidomos për të vënë në funksion të Kosovës edhe portet e Shqipërisë në të ardhmen.
Më vjen keq kur konstatoj se mes dy vendeve tona ka aq shumë marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, por që për fat të keq janë ende shumë larg konkretizimit të tyre.
Shqipëria dhe Kosova në të gjitha fushat duhet të forcojnë pa më të voglin hezitim bashkëpunimin dhe të rrëzojnë të gjitha barrierat administrative dhe burokratike”, tha Meta në një intervistë për “Epoka e Re”.
Por ndërkohë, kujtojmë se zyrtarë që janë marrë me taksimin e Rrugës së Kombit, vijnë nga LSI.
Ata janë ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe ish-zv.ministër Sokol Dervishaj. /tesheshi.com/