Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Padia: Gjykata e Lartë japoneze hap dritën jeshile për mbikqyrjen e muslimanëve vendas

by te Sheshi
30/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Padia: Gjykata e Lartë japoneze hap dritën jeshile për mbikqyrjen e muslimanëve vendas

Mohamed Fujita mirëpriste grupe studimi në shtëpinë e tij që ishin të hapura për të gjithë muslimanët. Por, sot, ai është i frikësuar të ftojë njerëz që nuk i njeh për shkak se ata mund të jenë informantë të policisë.

Mbikqyrja është rritur së tepërmi e kjo ka bërë që shumë njerëz të besimit të tij të jenë skeptikë, pasi ka mbjellë dyshime.

Japonezi vendas që u konvertua në Islam më shumë se dy dekada më parë, Fujita ishte një nga 17 paditësit që sfiduan mbikqyrjen e rreptë të ndjekësve të Islamit në vend. Emri i tij është ndryshuar në historinë që publikon Al Jazeera për të mbrojtur identitetin e tij, pasi dokumentet policore e etiketojnë atë si një kërcënim të mundshëm për sigurinë. Dokumentet dolën në mënyrë anonime online.

“Ata na bëjnë sikur jemi të dyshuar për terrorizëm”, thotë ai. “Ne asnjëherë nuk kemi bërë gjëra të gabuara, përkundrazi”.

Bashkëshortja e Fujitas vuri re e para se ata po ndiqeshin nga forcat e zbatimit të ligjit në fillim të viteve 2000. Ai thotë se do të bënte shumëçka për të bashkëpunuar me oficerët kur ata, herë pas here, i afroheshin. Por, ai thotë se ata në të kundërt i kërkonin që ai të raportonte për anëtarët e tjerë të xhamisë së tij dhe ai kishte refuzuar.

Pas kësaj, mbërriti rrjedhja e dokumenteve në vitin 2010, të 114 dosjeve policore, që treguan profilizimin fetar të muslimanëve në të gjithë Japoninë. Dokumentet përfshinin faqe përmbledhëse ku listoheshin të dhëna personale, përfshi emrin e individit, përshkrimin fizik, marrëdhëniet personale dhe xhaminë që frekuentonin, së bashku me një seksion të titulluar “dyshime”.

Dosjet gjithashtu tregonin se në kohën e samitit të G8 në vitin 2008 që u mbajt në Hokkaido, në veri të Japonisë, për të paktën 72 mijë banorë nga Organizata e vendeve të Konferencës Islamike ishin hapur dosje të profilizuara – mes të cilëve edhe për rreth 1600 studentë të shkollave publike në dhe rreth Tokios.

Policia në kryeqytet gjithashtu kishte vendosur nën mbikqyrje vendet e faljes, restorantet hallall dhe organizatat “të lidhura me Islamin”. Brenda pak javësh, të dhënat ishin shkarkuar nga një uebsajt më shumë se 10 mijë herë në më shumë se 20 vende.

Fujita dhe paditësit e tjerë, shumë prej të cilëve me origjinë nga Lindja e Mesme apo nga vendet afrikano-veriore, ngritën padi me shpresën se gjykata do të zhbënte praktikat e paligjshme të policisë. Avokatët e tyre thanë se policia kishte shkelur të drejtat e tyre kushtetuese për privatësi, trajtim të barabartë dhe lirinë e besimit.

Pas dy apelimeve, Gjykata e Lartë e hodhi poshtë çështjen më 31 Maj.

Gjykatësit u pajtuan me një vendim të gjykatës së shkallës së ulët se paditësit meritonin në total rreth 90 milion jenë, apo 880 mijë dollarë si kompensim për shkak se rrjedhja e të dhënave kishte dhunuar privatësinë e tyre. Por, ata nuk morën në shqyrtim profilizimin nga ana e policisë dhe as praktikat e mbikqyrjes të cilat një gjykatë më e ulët i kishte shpallur “të nevojshme dhe të pashmangshme” për mbrojtjen ndaj kërcënimeve të terrorizmit ndërkombëtar.

“Na u tha se nuk kemi të bëjmë me një çështje kushtetuese”, thotë Junko Hayashi,  avokat i grupit të paditësve. “Jemi ende duk u përpjekur të kuptojmë sesi nuk është kushtetuese?”.

tokio

Forcat ligjzbatuese më së shumti e injoruan çështjen. Një nga pak deklaratat publike që ata bënë ishte në një seancë dëgjimore në komitetin e të drejtave të njeriut të OKB-së, në vitin 2014. Një zyrtar nga agjencia Kombëtare e Policisë tha se “detajet e aktivitetit të mbledhjes së informacionit për të parandaluar terrorizmin e ardhshëm nuk mund të bëheshin publike”, kjo është e shënuar në procesverbalin e OKB-së.

Pati nga ata që e mbrojtën mbikqyrjen e muslimanëve, përfshirë edhe një profesor të Akademisë kombëtare të mbrojtjes së Japonisë, Naofumi Miyasaka. Ai e përshkroi rrjedhjen e të dhënave si “dështimin më të madh në historinë e antiterrorizmit japonez” për shkak se do të dëmtonte aftësinë e policisë për të mbledhur të dhëna sekrete për rreziqe të mundshme përmes “besimit reciprok dhe bashkëpunimit me policisë dhe informantëve”. Vendimi i gjykatës së Lartë gjeneroi pak tituj kryesorë në media dhe pak debat publik në Japoni.

Mjetet e informimit publik që mbuluan procesin, u fokusuan tek rrjedhja e dokumenteve, duke iu shmangur çështjes së mbikqyrjes policore.

Policia metropolitane e Tokios dhe agjencia kombëtare e policisë refuzuan të komentojnë vendimin e gjykatës dhe nuk dhanë informacion nëse vazhdojnë të profilizojnë dhe monitorojnë komunitetin musliman në Japoni.

Por, avokatja e paditësve, Hayashi e cila është muslimane thotë se beson se mbikqyrja vetëm sa është intensifikuar.

“Është shumë, shumë gjë e vështirë të përballesh me këtë fakt, sidomos për fëmijët që po rriten këtu”, shton ajo. “Policia është vendosur përballë tyre si të ishin terroristë të ardhshëm”.

Ndërsa padia nuk ishte e suksesshme, Fujita thotë se ai ka mësuar nga kjo eksperiencë. Për të, mungesa e vullnetit të gjykatës së lartë për të marrë në shqyrtim argumentet e tyre kushtetues, tregon se sistemi gjyqësor i Japonisë nuk është edhe aq një degë e pavarur e ekzekutivit.

Vite pasi u mësua për mbikqyrjen policore, ai thotë se fakti vazhdon të zhvasë ndjesinë e besimit nga shumë muslimanë, ndjesi të cilën ai e përshkruan si “themelin e marrëdhënieve njerëzore”.

Përshtatur nga Al Jazeera

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës
Ballkani

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!
Lindja e Mesme

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Kur qeni të kupton më shumë sesa njerëzit: ja çfarë bëri me beben (video)

Kur qeni të kupton më shumë sesa njerëzit: ja çfarë bëri me beben (video)

Britanikët në Belgjikë në kërkim të nënshtetësisë belge

Britanikët në Belgjikë në kërkim të nënshtetësisë belge

Njihuni me shtetin dhe arsyen pse ka ndaluar tregtimin e vezëve Kinder dhe hamburgerit

Njihuni me shtetin dhe arsyen pse ka ndaluar tregtimin e vezëve Kinder dhe hamburgerit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025
Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni