Zv. kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm në qeverinë e re të Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitën e parë zyrtare jashtë vendit do të realizojë në Shqipëri.
Të enjten, gjatë qëndrimit në Tiranë Pacolli do të takohet me presidenti Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.
Pacolli arriti të futej në qeverinë “Haradinaj” pasi i dha mbështetje koalicionit PDK-AAK-NISMA për të marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. /tesheshi.com/