Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pacienti i ngujuar: një histori e tmerrshme për gjakmarrjen, murtajën kanunore që vret shqiptarë pa pushim

by te Sheshi
16/08/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Pacienti i ngujuar: një histori e tmerrshme për gjakmarrjen, murtajën kanunore që vret shqiptarë pa pushim

Në dy tre herët që dilte në ballkonin e një prej pavioneve të spitalit ushtarak të Tiranës për të tymosur, shikonte rreth e rrotull, ulej diku në qoshe dhe thithte cigaren me shpejtësi.

Hynte brenda dhe nuk kalonte shumë e dilte prapë.

Bënte të njëjtën gjë. Sikur të ishte oficer vëzhgimi.

Në një moment përballjeje në ballkonin e vogël të ndërtesës së sëmundjeve të brendshme, i ofroj një cigare.

Më shikon nga koka deri tek këmbët, e merr cigaren dhe në të njëqindin e sekondit nxjerr çakmakun për të ma ndezur.

Kërkon menjëherë gjeneralitetet por me edukatë.

Pas prezantimit, ulet në qoshe, vështron para, mbrapa dhe në të majtë (pasi të djathtën e kontrollonte) fillon e flet. Natyrisht pasi shfryhet gjatë.

“Nuk jam psikopat or jo. Kam problem me mëlçinë dhe jo me trurin”, thotë Naimi, një mesoburrë që nga dialekti duket nga zona e Shkodrës.

Ka 6 muaj që ka ardhur nga Gjermania, ku shkoi me lukuninë e refugjatëve që kërkonin azil, por “lapsi” i rreptë gjerman e kapi dhe e ktheu sërish në atdhe.

“Jetë ferri”. thotë dhe shton se çdo ditë i duket se do të mbyllet me tmerrin e tij dhe familjarëve.

Naim Skacaj është vetëm njëri nga “armata” e pamatë e njerëzve të ngujuar prej mortajës së postkomunizmit, që si kanceri po merr jetë çdo ditë e askush nuk kujtohet ta presë “nyjen gordiane” të gjakmarrjes, epidemisë që shkaktohet vetëm dhe mënyrë ekskluzive nga mendja dhe shpirti i braktisur i qënies njerëzore.

Madje as në “programin futurist” të Rilindjes nuk figuronte një projekt i tillë human e kombëtar njëherësh për t’i vënë kapak kësaj gjëme.

“Prej 6 vitesh jetoj në paranojë që prej 5 dhjetorit 2010, kur vëllai im, Ferat Skacaj qëlloi për vdekje Murat Matajn dhe plagosi kunëririn e tij  Petrit Matajn”, thotë Ahmeti mendueshëm duke rrëfyer odisenë e një kalvari që i shtohet morisë së rrëfimeve që prej vitit 1991 e që nuk ndalin e nuk ndalin.

“Që prej asaj dite kemi marrë sytë këmbët. Erdhën gjaksit në shtëpinë ku jetonim me vëllezërit dhe e kishim dhënë me qera. Larguan me armë qiraxhinjtë dhe më pas shtëpia u dogj e tëra. Shkuam në Gjermani me fëmijë por na kthyen. Kemi tentuar të pajtohemi ta mbyllim këtë kalvar gjaku, por asgjë nuk është bërë.

Vëllezërit e mij kërcënohen çdo moment se do të vriten. Edhe vëllai Ahmet Skacaj që është larguar dhe ndodhet në Francë, në çdo moment ndodhet i kërcënuar për vrasjen. Jeta e tij nuk është normale pasi kërcënohet ai dhe familja e tij. Edhe fëmijët jetojnë nën frikën e vrasjes çdo moment. Po pse jetë është kjo?!

Para ca kohësh vranë kushëririn tonë, Qerim Skacaj.  Thanë u vra për gjakmarrje nga njerëz me pagesë. Por ai s’ia kishte askujt personalisht gjakun borxh. Askush nuk u arrestua për këtë vrasje, ndërsa ne jemi në frikë, të tmerruar, jo për jetët tona por më shumë për zinxhirin e vrasjeve që nuk dihet se kur do të mbarojë”, thotë Naimi dhe në moment ia brof në këmbë.

Kishte disa minuta që nuk pa as majtas, as djathtas, as anash dhe as para, madje harroi dhe të pijë cigare, që i ndez pa pushim.

Iu kthye menjëherë zakonit, zbriti poshtë shkallët dhe u ngjit sërish lart. Dikë telefonoi, përshëndeti dhe u fut në dhomë.

Infermierja shkoi më pas t’i bënte serumin e mbushur plot e përplot me antibiotikë dhe shpërlarës.

Mbylli derën me çelës dhe kur doli dera u mbyll sërish.

“E ka kërkesë të vazhdueshme, jeton me ankth, si mund të shërohet robi kshu…Stresi e ka shterruar”, thotë infermierja e re, që duket ndjen dhimbje për pacientin e çuditshëm.

Në fakt të çuditshëm jemi ne të tjerët, pasi Naimi është thjesht i kujdesshëm, për të parë çdo sekondë nga i vjen plumbi…

 Ilirjan Pali–/tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Robert De Niro: Donald Trump është totalisht i krisur

Robert De Niro: Donald Trump është totalisht i krisur

Njihuni me xhuxhat simpatikë të Polonisë (foto)

Njihuni me xhuxhat simpatikë të Polonisë (foto)

Premier League: Kampionët humbasin në takimin e parë ndaj një ekipi në pikë të hallit (video)

Premier League: Kampionët humbasin në takimin e parë ndaj një ekipi në pikë të hallit (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni