Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Pabarazia e pagave për gratë: historia e përpjekjes së parë për ndryshim nga Biella

by te Sheshi
07/03/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
Pabarazia e pagave për gratë: historia e përpjekjes së parë për ndryshim nga Biella

Ndërsa debati për pabarazinë në pagesa të aktorëve të Hollivudit ka kapur vëmendjen e shtypit, është e qartë se kjo histori nuk fillon këtu. Në Itali, gratë nisën të kërkojnë barazi në rroga me kolegët e tyre burra që gjatë luftës së dytë botërore dhe këtë e tregon një dokumentar që pritet të publikohet. Bëhet fjalë për historinë e punëtoreve të reja të krahinës Biella që punonin në tekstile ndërsa burrat ishin në luftë. Ato paguheshin më pak se kolegët e tyre burra në këtë sektor. Historia e mrekullueshme e grave të Biellas tregon për një nga përpjekjet e para të suksesshme të grave për barazi.

Dëshironin barazi në rroga, 40 orë punë në javë (e jo 48 apo edhe më shumë) dhe pushimin e paguar të lindjes. Ndërsa burrat ishin në frontin e betejës duke luftuar, punëtoret bielleze ishin të gozhduara në fabrikat e tekstilit duke mbajtur gjallë ekonominë.

Ditë pas dite, mbi cohën e veshjeve që dilnin nga makineritë, ndërsa gjithçka peshonte mbi supet e tyre, ato shkruajtën, pa guxuar ta imagjinonin, historinë  e punëtoreve italiane, me zemërim dhe pasion.

Si burrat

Në vitin 1945, “pakti i malit”, nënshkruar në fshehtësi nga sipërmarrësit dhe sindikatat nën mbrojtjen e partizanëve, i vinte burrat përpara një fakti: ose do të bënin kompromis me gratë ose në raparte, do të ndalonte puna. Kështu përpara sesa lufta të mbaronte, për herë të parë u nënshkrua një dokument që sanksiononte një pagë të njëjtë për të gjithë. E më në fund, edhe gratë mund të çonin në shtëpi një pagesë prej 119 liretash ashtu si kolegët  e tyre burra.

“Isha fëmijë por më kujtohet atmosfera e asaj dite – shpjegon 70-vjeçarja Annamaria Ranghino, që ka punuar në tekstile-  Nëna ime punonte në fabrikë dhe babai ishte partizan. Po ndjehej mposhtja e fashizmit, por kishte gjithashtu uri dhe lodhje të madhe. Në fabrika shpërthenin greva dhe revolta. Gratë përfaqësonin 70, madje 80 për qind të forcës punëtore dhe ishin të cfilitura sa nga puna në fabrikë sa në shtëpi. Për këtë arsye ishin në radhë të parë të protestave: kërkonin barazimin e rrogave por sidomos donin të kishin një jetë.

Dhjetë orë në fabrikë e më pas fëmijët e të moshuarit për të cilët kujdeseshin në shtëpi, ishte e padurueshme. E kishte një dëshirë të dëshpëruar për të fituar të drejtat”.

Por,  pas “paktit të malit”, me përfundimin e luftës, gjërat nisën të kthehen si më parë. “Sipërmarrësit dukej se kishin harruar, vazhdon

Ranghino -Italia duhej rindërtuar, industria duhej të riniste procesin. Kam hyrë në fabrikë në moshën 14-vjeçare dhe më pas ka ardhur edhe motra ime më e vogël. Detyra e parë që m’u caktua ishte të bashkoja fijet. Më pas të tjera: kur isha mjaftueshëm e madhe e sidomos e fuqishme, më sistemuan tek bobinat e fijeve mbi makineri dhe në fund arrita në krye të procesit”.

Vitet ’50 ishin më të vështirat dhe gratë, atëherë, u kthyen të kërkonin atë barazi që vetëm sa e kishin cekur. Një avokat sicilian, që punonte për Dhomën e Punës në Biella ishte ai që rihapi negociatat me anë të një dokumenti të nënshkruar nga 1300 punëtore të sindikatës e që kërkonin borxhin e përllogaritur nga pabarazia mes rrogës së tyre dhe asaj të burrave.

“Vendimet e shkallës së parë dhe të dytë u dhan ëtë drejtë grave, rrëfen Annamaria Ranghino – Por, sipërmarrësit nuk ishin dakord dhe kështu mbërriti ultimatumi: o tërhiqni kërkesat, o ju pushojmë nga puna.

Mary Ceria, e cila kishte dalë në pension, nuk kishte asgjë për të humbur dhe për këtë shkak nuk e tërhoqi padinë, madje e fitoi atë. Në vitin 1963, ajo arriti fitoren në tre shkallët e gjyqësorit dhe ndërkaq, lajmi u përhap mes punëtoreve të tjera që kishin padi të tjera. Ky rezultat hapi rrugën e barazisë së dëmshpërblyer dhe për hapa të tjerë të rëndësishëm në kontratat kombëtare në fushën e tekstileve. Ishte një tërmet i vërtetë që pas Italisë kaloi kufirin dhe mbërriti në Europë.

 Dokumentari

Mbi “paktin e malit” së shpejti do të jetë gati një film dokumentar, prodhuar nga regjisorët e krahinës Biella, Manuele Cecconello dhe Maurizio Pellegrini që luan me një dialog mes së tashmes dhe së kaluarës, ku fjalën e kanë trashëgimtaret e sipërmarrësve dhe të punonjëseve që rishkruan historinë e marrëdhënieve të punës. Në vendxhirim është edhe sitilisti Nino Cerruti për të treguar sesi babai  tij, Silvio së bashku me Guido Rivetti, Lodovico Cartotti, Gino Pavia, Delfino e Pierino Tallia dhe sipërmarrës të tjerë i përjetuan ato momente.

“Një marrëveshje vërtet jashtë së zakonshmes, e jo vetëm për të drejtat që iu dhanë grave, por pasi përcaktonte atë që do të ishte modeli i marrëdhënieve industrial të një demokracie që në ato ditë frike dhe vdekjeje, ishte e vështirë edhe ta imagjinoje-  shpjegon

Cerruti – Rezultati është një kuadër pa kornizë në të cilin protagonist është qënia njerëzore, e vijimësia e vlerave. Vlera të solidaritetit dhe mirëkuptimit që njerëzit e asaj kohe i përfshinë në një kuadër ende të vlefshëm sot”.

Dokumentari “Kontrata e Malit reziston edhe sot”, kërkon të japë një rezonancë kombëtare një rruge tërësisht bieleze. “Pamjet tregojnë vende ku shpaloseshin fate, gjurmohen kujtime personale dhe dëshmi historike”, shpjegon Ceçonello -.  Kemi krijuar një paralele mes aktualitetit, në të cilin veshjet e bëra nga pëlhurat më prestigjioze bieleze nga stilistë të ndryshëm, sfilojnë në pasarelat e modës së lartë, dhe çështjeve të 70 vjetëve më parë, kur zona ishte teatër takimesh e diskutimesh sekrete”.

*Provinca Biella është një provincë italiane në Piemonte me 180 mijë banorë. Ndodhet në very të rajonit, e kufizuar në perëndim nga

Valle d’Aosta, ndërsa në drejtimet e tjera është e rrethuar mes qytetit metropolitan të Torinos dhe provincës Vercelli.

Përgatiti: Juli Prifti-tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Qeveria shqiptare kërkon të disiplinojë portalet: Nuk janë mall pa zot

Qeveria shqiptare kërkon të disiplinojë portalet: Nuk janë mall pa zot

Surpriza e Sharapovës: ka rezultuar pozitive në testin e dopingut në Australian Open

Surpriza e Sharapovës: ka rezultuar pozitive në testin e dopingut në Australian Open

5 gjëra që duhet të bëni para orës 10 të mëngjesit

5 gjëra që duhet të bëni para orës 10 të mëngjesit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni