Palestinezi Jihad Al-Suwaiti, 30 vjeç, rrinte çdo ditë në dritaren e spitalit për të parë nënën e tij me COVID-19, derisa kjo e fundit vdiq.
Djali u ngjit në dritare dhe u ul me orë të tëra për t’u siguruar që nëna e tij po merrte gjithë ndihmën e mundshme.
“Ai do të kalonte pjesën më të madhe të ditës si kjo, duke ndjekur gjendjen e nënës së tij, ai do të zbriste vetëm kur të bindej se ishte në gjumë,” i tha një oficer spitali Al Araby.
Megjithëse vizitat në spital ishin të ndaluara, burri nuk hiqte dorë dhe në këtë mënyrë kontrollonte çdo ditë se si ishte nëna e tij. /tesheshi.com/