Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Osmani: Serbia të pranojë gjenocidin kundër shqiptarëve

by te Sheshi
09/12/2020
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Osmani: Serbia të pranojë gjenocidin kundër shqiptarëve

Në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, familjarët e personave të pagjetur në Kosovë, kërkuan drejtësi dhe u bën thirrje institucioneve vendore dhe faktorit ndërkombëtar, që t’i bëjnë presion Serbisë, të japë të dhëna për personat e vrarë, që mund të jenë të varrosur në varreza masive në territorin e Serbisë.

Kuvendi i Kosovës, mbajti seancë të veçantë ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, të cilët kritikuan qeveritë e Kosovës ndër vite se nuk kanë bërë mjaftueshëm për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

Nysrete Kumnova, përfaqësuese e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë më shumë për të pagjeturit, sepse siç tha ajo “ndryshe dekadat po mundohen t’i fshehin gjurmët e krimit”.

Kumnova tha se është kërkesë e shoqatës që këta të bëhet pjesë e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, sepse tha se “jemi të gatshëm të ballafaqohemi” duke ofruar dëshmi.

Ligji për të Pagjeturit, tha Kumnova, duhet të sillet me procedurë të përshpejtuar në kuvend, sepse sipas saj, me ligjet aktuale, familjarët e të pagjeturve janë të obliguar që të zgjedhin në mes të pensionit të pleqërisë dhe ndihmës që ofron shteti për familjarët e tyre të pagjetur.

“Nuk dua t’i mbyll sytë dhe asnjë nënë nuk do, pa na i kthyer më të dashurit tanë nga varrezat masive të Serbisë”, tha Kumnova, duke shtuar se familjarët e mbi 1,600 të pagjeturve që dy dekada jetojnë në ankth.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se mospranimi i fajit nga Serbia po mban peng dialogun me Serbinë, duke shtuar se kjo e fundit duhet detyruar që të japë informata për të pagjeturit dhe për krimet tjera.

“Serbia duhet ta pranojë peshën historike të kryerjes së gjenocidit kundër shqiptarëve. Ajo duhet të detyrohet që të japë informata për dhunën sistematike ndaj viktimave, e mbi të gjitha për vendndodhjen e qytetarëve tanë të pagjetur”.

Thirrja që të mos jepen informata për gjetjen e varrezave masive në Serbi nga zyrtarët serbë, sipas Osmanit, është krim i ri që po bëhet.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimaj tha se qytetarët e Kosovës kanë përjetuar “gjenocidin më të tmerrshëm të fund të shekullit 20-të.

“Një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit (Avdullah) Hoti lidhet me angazhimin që ky gjenocid të njihet në përmasa ndërkombëtare, si i tillë dhe do të duhet një trajtim adekuat i viktimave që i mbijetuan këtij gjenocidi dhe familjarëve të tyre që janë vrarë, apo konsiderohen të zhdukur”, tha Balaj-Halimaj.

Në luftën e fundit në Kosovë, konsiderohen se janë vrarë mbi 13,000, persona mbi 1,000 prej tyre fëmijë. Aktualisht, konsiderohen të pagjetur edhe mbi 1,600 persona, kryesisht shqiptarë. /REL/

Related Posts

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!
Lindja e Mesme

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
Next Post
Bandat sulmojnë kamionë me tastierë PlayStation 5 (pamje)

Bandat sulmojnë kamionë me tastierë PlayStation 5 (pamje)

Çështja “al-Jabri”: Mohammed Bin Salman mohon dërgimin e vrasësve në Kanada

Çështja “al-Jabri”: Mohammed Bin Salman mohon dërgimin e vrasësve në Kanada

Jetëhumbja e Klodian Rrashës nga plumbat policorë, Lleshaj ngushëllon dhe sqaron

Jetëhumbja e Klodian Rrashës nga plumbat policorë, Lleshaj ngushëllon dhe sqaron

TË FUNDIT

  • Të fundit
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni