Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Osmani, me versionin e saj për “dinarin”

Dy marrëveshje, në komentet e presidentes nga Lipjani

by te Sheshi
19/03/2024
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Osmani, me versionin e saj për “dinarin”

Presidentja Vjosa Osmani, para se të vazhdojë dialogun me Serbinë të martën në Bruksel, ka deklaruar se ka marrëveshje për një pjesë të propozimit amerikan për çështjen e dinarit.

Gjatë vizitës së saj në Komunën e Lipjanit, Osmani deklaroi se çështja e dinarit duhet të zgjidhet sa më parë, sepse kjo i krijon një problem të madh Kosovës.

Ajo në një prononcim për media ka thënë se sipas informacioneve që ka, ka marrëveshje për një pjesë të propozimit që e ka paraqitur i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së javës së kaluar në Kosovë.

Por, siç tha ajo, nuk ka marrëveshje për pjesën e dytë.

“Është shumë pozitive që bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-të pajtohet që në Kosovë të mos ketë më dinarë në qarkullim dhe me ndihmën e tyre kemi arritur që tash e tutje remitancat dhe ndihmat financiare që vijnë nga Serbia të jenë në euro, jo në dinarë. Mendoj se kjo i zgjidh një pjesë të madhe të problemeve me të cilat jemi ballafaquar në të kaluarën, sepse bëhej fjalë për zbatimin e nenit 11 të Kushtetutës, i cili kërkon që në Kosovë të jetë vetëm një valutë, ajo është euro”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Kosova po shqyrton mënyrat për të garantuar që ndihmat e dërguara nga Serbia për komunitetin serb në Kosovë të mos bien në duar të gabuara.

“Pjesa e dytë për të cilën ende nuk ka marrëveshje, por shpresoj se do të arrijmë shumë shpejt në atë pikë, është se si të sigurohemi që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia të mos shkojë në duart e njerëzve që abuzuan, që janë të korruptuar dhe të cilët i kanë marrë paratë ndoshta në emër të qytetarëve, por i kanë përdorur për korrupsion dhe krim të organizuar”, tha ajo.

Osmani vlerësoi se më së miri do të ishte të arrihet një marrëveshje në takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel, në mënyrë që qytetarët të tejkalojnë disa nga sfidat me të cilat po përballen.

Ajo shtoi se Kosova ka shumë probleme më të mëdha, mbi të gjitha sigurinë, prandaj duhet të bashkëpunojë me aleatët, përfshirë edhe aleatin kryesor të SHBA-së.

Me ftesë të përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të martën në Bruksel do të mbahet takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ku tema kryesore do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për euron si valutë e vetme, e cila përjashton dinarin serb nga transaksionet e pagesave në Kosovë.

Mirëpo, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç, tha se “nuk është arritur asnjë marrëveshje për dinarin”, duke iu përgjigjur pohimit të Vjosa Osmanit se ka marrëveshje, siç tha ajo, për një pjesë të propozimit amerikan në lidhje me përdorimi i dinarit në Kosovë.

“Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, dhe ata që janë të fortë dhe të fuqishëm, e vetmja gjë që po bëjnë është t’i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Petkoviç në X. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme
Bota & Rajoni

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje
Shkencë & Jetë

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Next Post
Një fakt për lotderdhësit e “viktimave të pafajshme” të Hamasit më 7 tetor…

Një shuplakë nga Brukseli për dy aleatë…

Një shuplakë nga Brukseli për dy aleatë...

Ilaçi inovativ kinez anti-kancer, terren për promovim global

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni