OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e parë në lidhje me fushatën për zgjedhjet lokale në Maqedoni, duke përfshirë periudhën nga 13 deri në 29 shtator. Sipas OSBE/ODIHR, fushata zgjedhore filloi në atmosferë të qetë, me incidente të izoluara të motivuara politikisht.
OSBE-ODIHR ka një ekip prej 17 anëtarësh dhe 20 vëzhguesish afatgjatë , ndërsa në ditën e zgjedjeve ky komision do të ndjekë procesin me 300 vëzhgues afatshkurtër nga 22 vende anëtare të OSBE-së.
Në raport evidentohen disa raste të dëmtimeve të shtabeve elektorale, nisje të parakohshme të fushatës, duke paralajmëruar masa administrative ndaj subjekteve përgjegjëse.
OSBE i ka drejtuar një apel subjekteve politike dhe kandidatëve që t´i përmbahen angazhimeve publike për zhvillimin e një fushate pa provikime. Sikundër i kërkohet qeverisë që të respektojë ndarjen e shtetit nga partia. Sipas raportit, KSHZ nuk ka ndërmarë verifikim gjithpërfshirës të listës së zgjedhësve.
Por nga ana tjetër KSHZ ka njoftuar misionin e OSBE-së , se 7 mijë persona pa adresë të regjistruar dhe reth 600 persona me adresa të dyshimta, nuk janë pjesë e listës zgjedhore.
OSBE konstaton se edhe pse seancat e KSHZ-së janë publike, disa vendime janë marrë në mbledhje të mbyllura, pa njoftuar në kohë misionet mbikqyrëse. /tesheshi.com/