Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) kritikoi ashpër Iranin më 15 prill, duke e akuzuar atë për “mbështetjen e vazhdueshme të terrorizmit” dhe ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Jemenin.
Mes diskutimeve të shumta, në komunikatën e samitit të organizatës e cila zhvillohet në Stamboll, presidenti Turk ftoi presidentin e Iranit, Hasan Rouhani, të marrë pjesë.
“Konferenca kritikoi ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të shteteve të rajonit dhe shteteve të tjera anëtare, duke përfshirë Bahrein, Jemenin, Sirinë dhe Somalinë. Gjithashtu u kritikua mbështetja e saj e vazhdueshme ndaj terrorizmit”, thuhet në komunikatën përfundimtare të OIC.
Në të theksohet gjithashtu nevoja për marrëdhënie bashkëpunuese mes Shteteve Islamike dhe Iranit.
Rouhani do të jetë në Ankara më 16 prill, ku ai bashkë me Erdoğanin do të kryesojnë një Këshill për Bashkëpunimin e Nivelit të Lartë, mësohet nga burimet presidenciale. /tesheshi.com/