Emigracioni i paligjshëm përbën një kërcënim për Europën dhe Bashkimi Europian nuk po bën asgjë për t’u mbrojtur nga “masa e klandestinëve” që kontribuojnë në prosperimin e terrorizmit, papunësisë dhe kriminalitetit.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk i fsheh ndjenjat kundër emigrantëve, gjatë një deklarate të dhënë në Rumani. Hungaria vetë nuk ka pranuar emigrantë në territorin e saj, dhe ka qenë kategorikisht kundër planit të Komisionit Europian për ndarjen e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Itali e Greqi përmes udhëtimeve në Mesdhe, mes shteteve të BE-së.
Gjatë një qëndrimi në Rumani, ai u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera të jenë të kujdesshëm në lidhje me rrezikun, sipas tij, “të humbjes së identitetit kulturor europian”, për shkak të valës së emigrantëve. /te sheshi/