Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të mërkurën se 130,000 refugjatë kanë kaluar tashmë kufirin turko-grek dhe duhet të ndalen sa më shumë në jug.
“Nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbrojtur kufirin greko-turk”, tha ai në një konferencë shtypi në Pragë me kryeministrat e tjerë të vendeve të Grupit Vishegradit, të përbërë nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Republika Ceke.
Orban tha se migrantët që kalojnë kufirin grek duhet të ndalen përpara se të hyjnë në vendet e tjera, duke shtuar se ndihma duhet t’i jepet Maqedonisë Veriore dhe Serbisë, dhe nëse refugjatët kalojnë dhe kufijtë e tyre, Hungaria do të formojë pengesën e fundit.
“Si zgjidhje e fundit, ne do të mbrojmë kufirin e jashtëm të Evropës,” tha kryeministri hungarez.
Në Samitin e Grupit të Vishegradit, Orban tha se qëndrimi i Hungarisë për migracionin e paligjshëm ishte bërë e njohur në Evropë.
Politika “tani e njohur mirë në të gjithë Komunitetin Evropian” është “sukses”, shtoi ai.
“Ne kemi njoftuar një politikë kundër migrimit musliman,” shtoi Orban, duke iu referuar një gardhi në kufirin serbo-hungarez, i ndërtuar gjatë krizës së vitit 2015.
Turqia, e cila kërkon ndihmën perëndimore për veprimet e saj në Siri kundër regjimit në Damask dhe aleatit të saj Rusisë, hapi kufirin me Greqinë të premten për të lejuar refugjatët në territorin turk që të transferohen në Evropë.
Presidenti Erdogan tha më parë të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë nismat e Turqisë për zgjidhjen e konfliktit në Siri nëse dëshiron t’i japë fund krizës së refugjatëve. /tesheshi.com/