Një reagim anti-qeveri ndodhi mbrëmë në qytetin e kryeministrit, në Vlorë, kundra orës policore, si të muzikës e si të shërbimit në lokale e restorante.
Këto të fundit u bënë bashkë dhe, në një orë të caktuar, pak para orës 22.00, duke vendosur në sfond Himnin e Flamurit.
Por jo vetëm kaq, pati dhe kundërshtime ndaj Policisë për të zbatuar orën policore.
Pronarët e lokaleve dhe restoranteve pretendojnë se kufizimi actual, si për muzikën ashtu dhe për aktivitetin në përgjithësi, po i penalizon rëndë në këtë periudhë sezoni. /tesheshi.com/