Ora policore COVID në Maqedoninë Veriore, ajo nga ora 22.00 e deri në 5.00, do të zgjatet për dy javë të tjera, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë. Sipas TV TELMA, ndalimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë natës i prezantuar më 10 Mars, do të zgjatet deri më 5 prill.
Ky vendim i qeverisë së Maqedonisë Veriore për futjen e shtetrrethimit supozohej të pushonte së vlefshmi nesër.
Nëse numri i njerëzve që vuajnë nga COVID-19 vazhdon të rritet, autoritetet shëndetësore po konsiderojnë futjen e masave edhe më të ashpra, të tilla si një shtetrrethim më të gjatë dhe shkurtimin e mëtejshëm të funksionimit të objekteve hotelierike.
“Komisioni për Sëmundjet Infektive, bazuar në analizat epidemiologjike në ditët në vijim, do të përcaktojë nëse nevojiten masa shtesë kufizuese,” tha Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore.
Qëllimi i rivendosjes së shtetrrethimit ishte kufizimi i lëvizjes dhe komunikimit të të rinjve që vlerësohej se ishin bartësit më të zakonshëm të virusit, të cilët pasi mbylleshin kafenetë në orën 21, vazhdon ë mblidheshin në vende publike dhe parqe dhe shtëpi.
Shtetrrethimi u prezantua për herë të parë si një masë për të parandaluar përhapjen e virusit corona në Maqedoninë veriore në 22 mars të vitit të kaluar dhe u hoq në 27 maj, me pretendimin se epidemia ishte “nën kontroll”. /tesheshi.com/