Nr. 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj, beson se pas 10 vitesh, rinia shqiptare do ketë arsye për të qëndruar e jo ikur nga Shqipëria.
“Projekti për akademinë e kodimit nuk do kthejë Shqipërinë në vend digjital por do fusë ambicien që pas 10 vitesh të themi sot Shqipëria ka një rini që nuk tenton të ikë por të garojë me ambicien e vet brenda zhvillimeve të vendit”, tha ai gjatë ceremonisë së memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara.
Në vijim të këtij besimi, shprehur m’unë kohën e një mosbesimi të madh se kjo mund të ndodhë, Ahmetaj tha madje se ata(si qeverisës) do jenë krenarë që nuk e lanë popullsinë shqiptare të zvogëlohej.
“Ngritja jonë është e shpejtë(pas dy krizash) dhe e pamjaftueshme për të shkuar atje ku duam ne. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë që ky vend ka nevojë të ndihmojë fëmijët dhe rininë dhe pas disa vitesh të themi ne e frenuam uljen e popullsisë”, tha Ahmetaj. /tesheshi.com/