Deputetë të Partisë Demokratike do votojnë pro kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e dy kolëgeve të tyre, Tom Doshi dhe Mark Frroku, ku njëri ka mbetur pa grup parlamentar, e tjetri i takon atij të PS-së. Kjo u vendos në një mbledhje të dielën në mbrëmje të grupit parlamentar demokrat.
Ndër vendimet e tjera ka qenë dhe ai që brenda javës, ky grup të dorëzojë në parlament amendetet ligjore dhe kushtetuese lidhur me procesin e dekrminalizimit që burojnë nga Marrëveshja e Dhjetorit.
Këtyre propozimeve pritet t`u bashkohen dhe ato të grupit të PS-së, që do t’i dërgohen më parë Komisionit të Venecias për të kaluar “testin” e përputhshmërisë me kuadrin kushtetues të vendit, para se të shkojnë për votim. /tesheshi.com/