Drejtues të opozitës e militant u shfaqën sërish paraditen e kësaj të diele në hyrjen e Drejtorisë së Policisë, në shenjë proteste kundër ndalimit të Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, ndodhur orët e mbrëmjes të së shtunës, por dhe për të kundërshtuar ndalimet e tjera.
Në fakt, Dollapi është liruar e gjendet në kushte trajtimi në Spitalin e Traumës. Thuhet se janë liruar dhe rreth 30 të tjerë të ndaluar, megjithatë opozita ka vendosur të protestojë.
Ata akuzojnë forcat e Rendit, ministrin Lleshaj e kryeministrin Rama, se po ushtrojnë dhunë mbi opozitën. /tesheshi.com/