Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Propozimi post-Meta: njeriu që s’do investimet turke!

Opozita me të parin emër për President të ri, i ironizuar nga Rama si "paçengrënës europian"

by te Sheshi
18/05/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 2 mins read
A A
Propozimi post-Meta: njeriu që s’do investimet turke!

Opozita e ka artikuluar një emër të saj për president. Është Dashamir Shehi. Në kohën kur ende nuk përmendet ndonjë emër kandidat, pra as nga mazhoranca, nga radhët e pakicës ky është njeriu që sipas tyre ia vlen që të pasojë Metën në krye të shtetit.

Ideja ka ardhur në fakt jo nga PD, një prej dy gjysmave të saj, por nga individë që mendojnë se janë faktorë në politikë, falë mediave që iu referohet rregullisht pa seleksionim. Ata janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka, krerësh partish “pa parti”, pra pa ndonjë forcë në elektorat.

 “Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të krijuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër.

Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, tha Mediu në Top Talk.

Po cili është Dashamir Shehi në një këndvështrim të caktuar?

Ai, prej vitesh është ndër njerëzit më prezentë në media, falë këmbënguljes për t’u marrë me politikë ose analiza politike, por kurrë me ndonjë peshë politike të caktuar, edhe pse ka dhe ai një parti, gjithsesi pa elektorat.

I dalluar për një artikulim të veçantë politik, të tipit popullor, te figura e tij shihet dhe tironsi tipik i traditës, ai i muhabetit me ndonjë gotë e ca pak meze përpara.

Kohë më parë, do ironizohej keq nga Rama, në stilin e njohur të këtij të fundit, si “ngrënës paçeje me orientim europian”, pasi tha në parlament se Shqipëria nuk duhej t’i drejtohej Turqisë për investime në ekonomi, por sipas tij vetëm Europës. E përkthyer ndryshe, si kritikë ndaj Ramës për aleancën e fortë me Erdoganin.

Gjithashtu, Shehi nuk ka mbuluar kurrë poste të rëndësishme shtetërore me tregues të qartë aftësie apo kreativiteti, si provë e të qënit një shtetar i denjë.

Ai ka qenë ministër i PD-së për pak vite në qeverinë “Meksi”, duke drejtuar Punën dhe Çështjet Sociale, e më pas ka një thatësirë që vijon dhe sot në aspekt të përgjegjësive të caktuara shtetërore. Edhe në vitet e qeverisjes së PD-së me Berishën kryeministër, atij s’ju dha asnjë post shtetëror, qoftë dhe në nivele të dyta apo të treta.

Vështirë të thuhet se është i denjë për kreun e shtetit jo thjesht për këtë fakt, pra nga karriera e varfër prej shtetari, por dhe nga imazhi i një njeriu qejfli pijeje, gjë të cilën ai dhe e ka pranuar publikisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
“Hasmi” i Beogradit në Prishtinë: Bashkë kundër ndikimit rus!

“Hasmi” i Beogradit në Prishtinë: Bashkë kundër ndikimit rus!

Suedi-Finlanda në NATO, Erdogan rithekson “Jo”-në

Suedi-Finlanda në NATO, Erdogan rithekson “Jo”-në

Rama, përgjigje dy krerëve rajonalë për “Ballkanin e Hapur”

Rama, përgjigje dy krerëve rajonalë për “Ballkanin e Hapur”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni