Pas një takimi të zhvilluar në Shkodër, opozita bëri të ditur me anë të Petrit Vasilit se do ketë marrëdhënie të kushtëzuar këtej e tutje me parlamentin.
Në gjykimin e opozitës, kjo për shkak të kriminalizimit të qeverisjes. “Deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë…”, ishte një ndër frazat e Vasilit, pa detajuar shumëçka, por duke lënë të nënkuptuar se do e përdor rregullisht bojkotin.
Të gjitha faktet që po demonstrohen në mënyrë të përditshme janë fakte që tregojnë kriminalizimin e kryeministrit të vendit dhe secili prej tyre. Ndaj, këtë papajtueshmëri të plotë pa asnjë ekuivok dhe me cdo kusht, pra asnjë kompromis me këtë qeveri, na e ka imponuar populli shqiptar në përgjithësi dhe populli i Shkodrës në veçanti.
Ky qëndrim do të jetë i prerë derisa vendi të çlirohet nga krimi dhe kriminelët dhe çdo qytetar të marrë frymë i qetë. Kjo luftë fillon sot dhe nuk ndalet deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Reagimi do të jetë i fortë, format do të jenë në sytë tuaj siç kanë qenë, por thashë që do jetë një raport i pakthyeshëm dhe pa kompromis. Këtë detyrë na i imponoi populli i Shkodrës”, tha nr. 2 i LSI-së, në rolin e zëdhënësit të opozitës. /tesheshi.com/