Edhe pas tre shtyerjeve ende nuk dihet nëse do të mbahet apo jo sonte seanca plenare e Kuvendit. Në sallën e Parlamentit gjenden vetëm deputetët e opozitës.
Mungesën e deputetëve të pozitës e kanë shfrytëzuar opozitarët për të bërë një foto ‘selfie’. Ka qenë deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili i cili e ka realizuar një foto të tillë, derisa ka lënë edhe një mbishkrim posht fotos së postuar në Facebook .
“Ne, deputetët e opozitës, i ftojmë deputetët e mazhorancës me e marrë guximin me ardhë në seancë, në mënyrë që ne me e ndërpre edhe një herë”, ka shkruar Ismaili.
/tesheshi.com/