Xhevahir Jonuzi, 47-vjeç, një ndër personat më të kërkuar në Vlorë, u kap nga forcat RENEA këtë mëngjes pas një operacioni pasi u plagos me një plumb në këmbë.
Kjo pasi bëri rezistencë, madje duke shtënë drejt uniformave blu, fatmirësisht pa mundur të cenojë jetën e tyre.
As jeta e tij nuk është në rrezik, e ndërkohe pritet të nxirret nga spitali për t’u ballafaquar me togat e zeza, kësaj here me akuza shtesë. Xhevahir Jonuzi ka një dënim 25 vite burg mbi shpinë, për dy vrasje në vitin ’97.
Nsërkohë, ka një urdhër-arrest me burg dhe për trafik droge.
Ai ishte edhe në listën e 8 personave me rrezikshmëri shumë të lartë në Qarkun Vlorë të shpallur në kërkim. /tesheshi.com/