Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Operacioni i bujshëm i DEA-s që futi në kurth biznesmenin fierak dhe fijet që priten në politikën e Tiranës

by te Sheshi
20/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Operacioni i bujshëm i DEA-s që futi në kurth biznesmenin fierak dhe fijet që priten në politikën e Tiranës

Operacioni i madh DEA-s amerikane që ka marrë në dorë hetimin e baronëve shqiptarë të drogës, i paralajmëruar një javë më parë nga tesheshi.com, ndodhi vetëm pak ditë më parë.

Arrestimi i bujshëm i biznesmenit fierak të gazit, Arjan Shenaj në Greqi së bashku me partnerin e tij grek me një ngarkesë të stërmadhe me kokainë që vinte nga Amerika Latine, është pikërisht operacioni që DEA kishte nisur në Ekuador dy javë më parë dhe që u ndërpre me vrasjen e Ilir Hidrit,

në qytetit Guayaquil.

Hidri mësohet se ka qenë pjesë e një aksioni kamuflimi të DEA-s për të hyrë në zemër të rrjetit të trafikut të madh të kokainës që ishte përgatitur të vinte në Shqipëri dhe për të kapur kokën e narkotrafikut.

Por atë që nuk arrit në Ekuador, DEA e realizoi në Greqi, ku me një kombinacion perfekt u arrit të kapej porositësi i ngarkesës së madhe të drogës që vinte nga Amerika Latine.

Operacioni ka qenë i qepur, i gjithi nën kontrollin e amerikanëve: në Greqi kanë rënë një nga një e gjithë baza e grupit që do të trafikonte sasinë e madhe të kokainës.

Drejtuesi i organizatës, binznemeni nga Fieri Arian Shenaj, 54 vjeç, është tashmë nën prangat e policisë dhe partneri i tij grek është Sakis Karatzounis, sipërmarrësh karburantesh gjithashtu dhe ish-president i ekipit të futbollit të Larisas.

Edhe Shenaj është gjithashtu një sipërmarrës i hidrokarbureve dhe gazit.

Ai ishte financuesi i sasisë së madhe të drogës që ka ardhur nga Amerika Latine në Shqipëri, përmes një ngarkese me logon e PlayBoy.

Greku Karatzounis është një emër i njohur në regjistrat e DEA-s dhe prej një viti ai ka pranuar të bashkëpunojë me amerikanët për të gjithë operacionin.

Kokaina është magazinuar pikërisht në ambientet e biznesit të sipërmarrësit grek.

Ka një koinçidencë jo shumë të çuditshme, pasi pikërisht në kohën kur Sakis Karatzounis ka pranuar të bashkëpunojë me amerikanët, Klemend Balili, i anatemuar si “Escobari i Ballkanit” ka firuar jo vetëm nga fjalori politik në Shqipëri, por duket se ai ka firuar fare edhe nga Shqipëria. Ka shumë mister mbi vendodhjen e delvinjotit më të famshëm të kohëve të fundit.

Që të vijmë tek operacioni i famshëm i 7 qershorit që rastis edhe me vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, DEA amerikane që është zhvendosur me detashment të gjerë në Ballkan, tashmë ka arritur të zbërthejë mekanizmin e rrjetit të madh të narkotrafikut, ku biznesmeni Arjan Shenaj është pronari de jure i rrjetit, por jo ai de fakto.

DEA ka arritur të zbulojë nëpërmjet përgjimeve dhe ndjekjes së fierakut, lidhjet e tij, që siç mësohet nga burime në organet ligjzbatuese, shkojnë shumë lart në kupolën e politikës shqiptare.

Arrestimi i Arjan Shenajt konsiderohet si shumë i rëndësishëm nga DEA, pasi ai është lidhja e një qarku që prej një viti së bashku me Europol-in po bënin pas arrestimit të mbi 70 baronëve shqiptarë të drogës në Europë.

Është shumë kurioze që prej disa ditësh, mediat kryesore shqiptare nuk kanë publikuar emrin e biznesmenit fierak, por vetëm kanë përdorur inicialet A.S apo Arian S.

Askush nuk ka bërë një investigim në bizneset dhe pronat e tij në Fier, ndërkohë që mediat e Athinës kanë shfaqur vilën luksoze dhe makinat e shtrejta që Shenaj kishte në një lagje të pasurish në Athinë, pikërisht zonën e Kavurit.

Biznesmeni fierak, mësohet se gjatë daljes për masë sigurie nuk ka pranuar akuzën, ndërsa avokati i tij grek i ka dorëzuar një letër hetuesve të organeve vendase të drejtësisë.

Gjithsesi, Shenaj nuk ka gjasa që të lirohet nga akuza në shtetin grek, pasi atë e gozhdon dëshmia e partnerit të tij, Sakis Karatzounis.

Ende nuk është e qartë nëse ka pranuar bashkëpunimin sipërmarrësi nga Fieri, por letra e avokatit të tij për organet greke do të zbardhë gjithçka më vonë.

Këto ditë pritet një operacion i madh, shumë i madh madje i policisë shqiptare në Fier, por edhe zona të tjera shqiptare për të ndjekur e kapur grupin gjigand të narkotrafikut që kanë referencë Arian Shenajn, rrjet i cili ka dy degë të forta: një në Shqipëri dhe një në Kosovë, prej nga ku më pas kokaina shpërndahet në Europën Perëndimore, deri në Britaninë e Madhe.

Dhe ajo çka është më tronditëse në gjithë këtë histori, ka të bëjë me fakti se Shenajt i janë gjetur gjurmë të forta të lidhjeve të tij politike në Shqipëri dhe financimit të disa subjekteve politike, publikimi i të cilave pritet të shkaktojë tërmet politik në vend, por sipas gjasave pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Arrestimi i Arjan Shenajt ka rastisur me kulmin e fushatës zgjedhore, por edhe me miratimin e njerëzve që do të realizojnë vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri; operacion që pritet t’i hapë rrugë krijimit të Prokurorisë Speciale dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por gjithsesi Gjykata Kushtetuese ka në proces mundësinë e rishikimit apo hedhjes poshtë të pjesës më të rëndësishme të vettingut, kryesisht atij që flet për lidhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve me rrjete të krimit të organizuar.

Pikërisht këto ditë në Tiranë pritet të vijë zyrtari i ri i DASH, Hoyt Brian Yee për të vënë “pikat mbi i” qoftë për vettingun, qoftë edhe për situatën paszgjedhore.

Genoveva Ruiz Calavera, që është kreu i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit shkruan në faqen e saj në tëitter: “Lajme të mira nga Shqipëria: u votuan trupat e vettingut dhe OMN është gati të japë asistencën e saj për mbarëvajtjen e zbatimit të vettingut”.

Në fund, ajo që mund të thuhet ështe se xhindosja e Metës nuk vjen vetëm për arsye politike. /tesheshi.com/

Related Posts

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Si të gatuani ëmbëlsirën turke ‘kazan-dibi’

Si të gatuani ëmbëlsirën turke ‘kazan-dibi’

Akuza Perëndimit nga Çekia: masakrat e së kaluarës koloniale nxisin radikalizimin

Akuza Perëndimit nga Çekia: masakrat e së kaluarës koloniale nxisin radikalizimin

Isa Mustafa ja shuan shpresat Albin Kurtit: LDK, ose kryeministrin ose në opozitë

Isa Mustafa ja shuan shpresat Albin Kurtit: LDK, ose kryeministrin ose në opozitë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni