Takimi i radhës i Open Balkan, organizuar në Beograd, ka patur si risi një panair, një stemë të re, një flamur të përbashkët, si dhe intepretimin muzikor në një skenë, ku është lujtuar me kitarë kënga e famshme e Vaçe Zelës, “Ku ka si ti o Shqipëria ime”.
Në terma ballkanikë, kjo këngë mund të konsiderohet dhe si një hit patriotic, gjë që në Ballkan mund të përkthehet dhe si nacionalist.
Në panair kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. /tesheshi.com/