Emigrantët që ndodheshin në anijen spanjolle “Open Arms” në detin Mesdhe kanë kërcyer në ujë dhe po përpiqen të mbërrijnë në brigjet e Italisë përmes notit.
Lajmin e bën me dije kapiteni i anijes, i cili ka thënë se deri tani nëntë vetë kishin hedhur veten në ujë duke u përpjekur të arrinin në bregdetin e Lampeduzas.
“Rojet italiane dhe rojet bregdetare po përpiqen t’i shpëtojnë ata. Situata është jashtë kontrollit,” shkroi ai.
Një burrë sirian ishte i pari që u shpëtua nga autoritetet italiane, të cilët po kujdesen për të.
Gazetarët e Reuters thanë se rojet bregdetare italiane arritën të shpëtonin edhe disa prej atyre që u hodhën më pas.
Gjatë natës, tetë emigrantë në bordin e anijes së shpëtimit kërkuan kujdes urgjent mjekësor pasi u evakuuan nga anija spanjolle në portin italian të Lampeduzas. /tesheshi.com/