Pas shumë vitesh kërkimesh, grumbuj provash dhe qindra të dyshuarish, prokurori trim italian Nicola Gratteri po përgatitet për një betejë historike në gjyq kundër klanit të fuqishëm mafioz Ndrangheta.
Seancat paraprake kundër anëtarëve të kësaj organizate kriminale filluan të premten në kryeqytetin italian, në një çështje që nuk është parë që nga “Maxiprocess” kundër siçilianes Cosa Nostra në mes të viteve 1980.
Gratteri, një 62-vjeçar i cili ka qenë nën mbrojtjen e policisë për tre dekadat e fundit, shpreson të dërgojë më shumë se 450 mafiozë të dyshuar në burg për zhvatje, pastrim parash, rrëmbime, kontrabandë droge dhe hakmarrje.
“Eshtë një luftë”, i tha ai France Presse pak para seancës së parë në Romë në çështjen kundër të vetmit grup mafioz italian që ka shtrirë krahët në të gjitha kontinentet.
“Ne po flasim për dhunë, për vdekje”, shtoi prokurori, i cili është i vendosur në qytetin jugor italian Catanzaro, një bastion i Ndrangheta-s, e cila vazhdimisht e kërcënon atë me vdekje.
Duke e përshkruar çështjen si “historike”, Grattari beson se ajo është beteja më e rëndësishme ligjore në Itali që nga gjyqi “Maxi”, i cili përfundoi me ndalimin e qindra anëtarëve të Cosa Nostra-s.
Ai gjyq u pasua nga tragjizma. Në vitin 1992, gjyqtari më i famshëm hetues, Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre oficerët e policisë që e ruanin atë, u vranë nga një shpërthim në një autostradë të Palermos.
Kur të përfundojnë formalitetet në Romë dhe të përfundojë ndërtimi i sallës së gjykimit të fortifikuar në Kalabri, procesi do të zhvendoset në atë rajon jugor italian.
Më i fuqishmi
Qindra bosë dhe “ushtarë” kriminelë të Ndrangheta-s u arrestuan në dhjetor në një nga operacionet më të mëdha të policisë kundër një organizate kriminale në disa vjet.
Operacioni u krye gjithashtu në Gjermani, Bullgari dhe Zvicër dhe një ish-parlamentar dhe drejtues i Shoqatës së Kryebashkiakëve Kalabrian u arrestua ndër shumë të tjerë.
Aktakuzat përfshijnë veprime kriminale duke filluar nga fajdeja deri në vrasje, të përforcuara shpesh nga neni italian 416-bis i ligjit penal antimafia.
Ndrangheta u konsiderua për vite me radhë si “një i afërm i varfër” i grupeve të njohura mafioze si Cosa Nostra dhe Camorra, por me kalimin e kohës ajo i tejkaloi ata dhe u bë organizata më e fuqishme kriminale italiane.
Etimologjia e emrit të këtij grupi të frikshëm sot është e panjohur, por disa pretendojnë se ajo vjen nga fjalë greke “potencë” dhe “guxim”. Ndragheta kontrollon rrjetet globale të kontrabandës së kokainës, me baza në Nju Jork, Kolumbi dhe Brazil dhe ka depërtuar në industrinë e ndërtimit, fondet evropiane dhe madje edhe në sektorin e varrimit.
“‘Ndrangheta shkakton frikë të madhe për shkak të egërsisë dhe mizorisë së saj. Por në të njëjtën kohë është shumë moderne dhe e gatshme të përmbytë tregjet evropiane me tonë kokainë,” paralajmëron prokurori.
Sipas shifrave nga drejtësia italiane, ka më shumë se 20,000 anëtarë të Ndrangheta-s në botë, e cila fiton më shumë se 50 miliardë euro në vit.
Gjyqi i pritshëm do t’i japë asaj një goditje të rëndë, por mund të mos jetë në gjendje të krahasohet me gjyqin “Maxi” në Palermo, i cili filloi në 1986, pretendon kriminologia Anna Sergi.
Oktapodi dhe në shtet
“Gjatë gjyqit të ‘Maxi’-t, Cosa Nostra e pësoi me rrëzimin e drejtuesve të të gjitha familjeve më të mëdha, por ky nuk është rasti në këtë operacion,” pretendon Sergi, një profesor enë Universitetin Britanik të Essex.
“Disa njerëz të shquar do të gjykohen, por nuk mund të pretendoj se ata do të kenë të njëjtat pasoja si në vitet ’80 nëse përfundojnë në burg,” shtoi kriminalistia.
Mafia u shfaq për herë të parë 150 vjet më parë në Siçili dhe që atëherë është përhapur në të gjithë Italinë dhe botën. Gjatë viteve, ajo ka modernizuar dhe sofistikuar metodat e saj.
Në të njëjtën kohë, forcat e sigurisë kanë bërë progres në luftën kundër Mafias, në sajë të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndarjes së të dhënave dixhitale, teknologjive të reja si kamera termike, dronëve dhe mbikëqyrjes kibernetike dhe angazhimit të prokurorëve të tillë si Gratteri.
Por e gjithë kjo nuk ka ndihmuar në prerjen e oktapodit në një shtet ku përfshirja në krim mund të gjendet “në të gjitha nivelet e qeverisjes”, beson Sergi.
“Mafia nuk është një trup i jashtëm në shoqërinë tonë që funksionojnë mirë. Ato janë një pasqyrë e funksionimit të shoqërisë,” shton Gratteri, duke cituar Falcone-n.
“Italia nuk mund ta pranojë atë në vetvete dhe e bën mafien një armik, duke harruar se mafia është pjesë e asaj që jemi ne.”
“Secili prej nesh i përkulet një anëtar i vogël të Ndrangheta-s”, përfundon Gratteri. /teshesh.com/