Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

OKB përfshin në axhendë rezistencën ndaj antibiotikëve: Fleming e paralajmëroi problemin që në vitin 1945

by te Sheshi
21/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
OKB përfshin në axhendë rezistencën ndaj antibiotikëve: Fleming e paralajmëroi problemin që në vitin 1945

193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord të nënshkruajnë deklaratën ku angazhohen për të luftuar “kërcënimin më të madh në mjekësinë moderne”, siç e cilësoi takimi i nivelit të lartë problemin e shfaqjes së rezistencës ndaj antibiotikëve.

Marrëveshja u arrit vetëm pak përpara se Asambleja e Përgjithshme të mblidhej për të diskutuar këtë çështje të ngritur nga komunitetet e mjekëve në të gjithë botën, atë të rritjes së rezistencës së mikrobeve ndaj klasës aktuale të antibiotikëve duke i nxjerrë jashtë loje këta të fundit në mjekimin e infeksioneve të ndryshme. Problemi është vetëm një nga katër çështjet e shëndetit global që diskutohet në takimin e OKB-së.

“Eshtë ironike që një gjë kaq e vogël po krijon një kërcënim kaq të jashtëzakonshëm publik”, thotë Jeffrey Le Jeune, profesor dhe kreu i kërkimeve në universitetin shtetëror të Ohajos. “Por, është një kërcënim global për shëndetin që ka nevojë për një përgjigje mbarëbotërore”.

Deklarata e OKB-së i hap rrugën përgjigjes globale ndaj supermikrobeve në një mënyrë të ngjashme me atë të përdorur për luftën ndaj ndryshimeve klimaterike. Në dy vjet, grupet ku përfshihen edhe agjenci të OKB-së do të mundësojnë update-s për luftën ndaj supermikrobeve drejt e tek sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

Vlerësohet se më shumë se 700 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të infeksioneve nga microbe që kanë krijuar rezistencë ndaj antibiotikëve, edhe pse shifra mund të jetë shumë më e lartë për shkak se nuk ka asnjë sistem global që të monitorojë këto vdekje. Për më tepër ka pasur probleme në gjurmimin e këtyre vdekjeve edhe në vendet ku ato monitorohen pasi vetëm në SHBA ka pasur me dhjetëra mijë vdekje të tillë që nuk i janë atribuar supermikrobeve, kjo sipas një hetimi të ndërmarrë nga agjencia Reuters.

Shkencëtarët paralajmëruan për kërcënimin nga rezistenca ndaj antibiotikëve me dekada më parë, kur kompanitë farmaceutike nisën prodhimin industrial të medikamenteve. Shpikësi i penicilinës, Alexander Fleming paralajmëroi për krizën ndërsa pranonte çmimin Nobel në vitin 1945: “Ekziston rreziku që njeriu injorant të mund të marrë dozë më të vogël të mjekimit, dhe duke përballur mikrobet e tij ndaj sasive  jo vdekjeprurëse të medikamentit, t’i bëjë ato rezistente”.

Por në pak vitet e fundit, studimet kanë rritur në mënyrë dramatike ndërgjegjësimin për rezistencën e krijuar nga mikrobet ndaj antibiotikëve. Ka pasur gjithashtu edhe një mbrojtje të konsiderueshme të çështjes nga ana e zyrtarë të shëndetësisë, si Sally Davies.

“Infeksionet që shfaqen rezistente ndaj antibiotikëve janë fuqishëm në axhendën globale, por tashmë nis puna e vërtetë”, tha Davies në një deklaratë. “Kemi nevojë që qeveritë, industria farmaceutike, profesionistët e shëndetit dhe sektori bujqësor të ndjekin deri në fund angazhimet e tyre për të shpëtuar mjekësinë moderne.

Firmëtarët e deklaratës së OKB-së angazhohen të inkurajojnë inovacionin në zhvillimin e antibiotikëve të rinj, rritjen e ndërgjegjësimit publik për këtë kërcënim dhe zhvillimin e sistemeve rregullatore dhe të monitorimit për përdorimin dhe shitjen e mjekimeve me kundërtrupa për njerëzit dhe kafshët.

Vetëm tre çështje mjekësore dhe të shëndetit kanë qenë deri më tani në fokus të takimeve të tilla në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: HIV/Aids, sëmundjet e pagjurmueshme dhe Ebola.

Mark Woolhouse, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në universitetin e Edinburgut, tha se ai ishte i inkurajuar nga fakti që në kontrast me HIV dhe Ebolën, Kombet e Bashkuara po e adresojnë problemin kur ende nuk ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.

“Eshtë me të vertetë shumë serioze – rezistenca ndaj antibiotikëve po vret njerëz në të gjithë globin në një shkallë që presim vetëm të bëhet edhe më keq, në rast se nuk bëhet diçka”, tha Woolhouse . “Por, Kombet e Bashkuara, në një farë kuptimi, po mbërrijnë në kohën e duhur”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Next Post
Edhe sa karburant i ka mbetur Tokës?

Edhe sa karburant i ka mbetur Tokës?

John Kerry kërkon ndalimin e fluturimit të avionëve në zonat kyçe të Sirisë

John Kerry kërkon ndalimin e fluturimit të avionëve në zonat kyçe të Sirisë

Nga Fatjon NANAJ: Dhuna si kryefjalë

Nga Fatjon NANAJ: A kemi vërtet një sistem shëndetësor?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni