Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet kërkoi nga gjykata egjiptiane që të kthejë dënimin me vdekje për 75 të akuzuar që u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në vitin 2013, kur qindra njerëz vdiqën.
“Gjyqi ishte i padrejtë”, tha ajo dhe kritikoi ligjin që u jep imunitet anëtarëve të sigurisë së lartë.
Gjykata në Egjipt dha dënim me vdekje për 75 persona, mes tyre krerë të Vëllazërisë Muslimane, një grupim tradicional në Egjipt. Ata u akuzuan për dhunë në protestat që pasuan rrëzimim me grusht shteti të presidentit legjitim, Muhamed Mursi.
“Nëse do të kryhet dënimi me vdekje do të jetë një poshtërim i madh dhe i pakthyeshëm i drejtësisë”, tha Bachelet.
“Të pandehurit nuk kishin të drejtë për avokatë individualë dhe që të paraqitnin prova, dhe prokuroria nuk ofroi dëshmi të mjaftueshme për fajin individual”, tha ajo në një deklaratë. /tesheshi.com/