Që prej fillimit të vitit 2015, mbi një milion migrantë kanë mbërritur në Greqi. Kjo është bërë e ditur nga Unhcr, agjencia e OKB-së për refugjatët.
Ndërkohë, gjatë diskutimeve të brendshme të Bashkimit Europian mbi temën e migracionit, zëvendës presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans ka lajmëruar se “nuk do të ketë refuzime”, sa u takon refugjatëve.
Marrëveshja mes Bashkimit Europian dhe Turqisë nënvizon se “nuk do të ketë kthim të shpatullave ndaj refugjatëve”. /tesheshi.com/