Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

OKB mban takim urgjent mbi “tatëpjetën e Halepit për në ferr”

by te Sheshi
30/11/2016
in Bota & Rajoni, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
OKB mban takim urgjent mbi “tatëpjetën e Halepit për në ferr”

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent për situatën e tmerrshme humanitare në qytetin sirian të Halepit, të cilën një zyrtar i OKB-së e përshkroi si një “tatëpjetë për në ferr.”

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault bëri thirrje për mbledhje të martën. Ai përshkroi për Reuters luftën brutale civile në Siri, si një nga “masakrat më të mëdha ndaj popullatës civile që pas Luftës e Dytë Botërore.”

“Në këtë takim, duhet të gjejmë një mënyrë për t’u marrë me situatën humanitare dhe të shohim se si mund të dërgojmë ndihmat atje. Ne duhet të gjejmë një mënyrë,” tha Ayrault.

Forcat e regjimit hynë në Halepin lindor përmes tokës të shtunën në një operacion, me qëllim marrjen nën kontroll të zonës nga kryengritësit të cilët kanë sunduar atje për më shumë se katër vite.

161130095556-05-aleppo-syria-1130-exlarge-169

Me mijëra civilë po ikin për në vende më të sigurta– shumë prej tyre në drejtim të Halepit perëndimor, të kontrolluar nga qeveria – pasi regjimi vazhdon të godasë pjesën lindore të qytetit me sulme ajrore, ndërkohë që forcat kryengritëse po e përballojnë zjarrin nga fortesat e tyre nëpër enklava.

Rreth 20,000 njerëz kanë ikur nga lagjet lindore në ditët e fundit, tha shefi për çështje humanitare i OKB-së Stephen O’Brien për CNN të martën në mbrëmje, ndërkohë që rreth 200,000 banorë kanë mbetur në qytet.

Zona është shndërruar në një shkretëtirë, pasi që rrethimi i qytetit nga ana e qeverisë e ka lënë atë pa furnizim me ushqim, ujë të pastër, karburant dhe ilaçe. OKB-ja është duke kërkuar për një pauzë humanitare për të dërguar ndihmën e nevojshme atje.

Rreth 600 persona janë vrarë në Halepin lindor që nga e shtuna, kanë thënë burime të ndryshme aktivistësh për CNN, përfshirë 45 civilë të mërkurën, sipas grupit aktivist Aleppo Media Center. Në Halepin perëndimor të kontrolluar nga qeveria, tetë të tjerë u vranë të mërkurën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA.

Thirrjet ndërkombëtare për një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës janë në rritje përherë e më shumë – diçka që Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka shmangur për vite me rradhë, me Rusinë e cila si një nga pesë anëtarët e përhershëm, i ka bllokuar disa rezoluta duke përdorur veton e saj.

Rusia është aleati më i fuqishëm i regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe që nga shtatori 2015 ka kryer sulme ajrore në mbështetje të liderit sirian. Moska fajësohet gjerësisht për shkatërrimet në Halep, por është përpjekur të distancohet nga sulmet aktuale, duke thënë së fundi se nuk ka bombarduar Halepin që nga 18 tetori.

Kryeministrja britanike, Theresa May e përshkroi situatën në Halep si “të tmerrshme” dhe i bëri thirrje Rusisë për të vepruar.

“Ne duam të shohim një ndërprerje të armiqësive. Ne duam të shohim mundësi që ndihmat humanitare të futen në Halep dhe ne do të bëjmë presion për këtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka thënë May në parlament.

Këshilltari humanitar i OKB-së, Jan Egeland tha për CNN të martën se OKB ishte takuar me diplomatët rusë dhe ushtrinë për të gjetur një mënyrë për të futur ndihmat brenda.

“Unë besoj se ne do të marrim pushimin që kemi kërkuar,” tha ai, duke shtuar se janë “ende duke pritur” për një përgjigje. /tesheshi.com/

Related Posts

Cila është pasuria e Mbretit Charles?
Sociale & Shoqëri

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit
Amerika

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025
Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej
Ballkani

Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

17/05/2025
Next Post
Erdogan premton rrëzimin e Assadit, Rusia i kërkon llogari

Erdogan premton rrëzimin e Assadit, Rusia i kërkon llogari

Ahmedinexhadi bari delesh? Aspak! Ja e vërteta e një fotoje

Ahmedinexhadi bari delesh? Aspak! Ja e vërteta e një fotoje

Ndonjëherë larja e flokëve në këtë formë mund të jetë e rrezikshme

Ndonjëherë larja e flokëve në këtë formë mund të jetë e rrezikshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cila është pasuria e Mbretit Charles?

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

17/05/2025
Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni