Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Ok” i Bashës për negociatat: borxhi që PD i ka Ramës për NATO-n në 2008-ën

by te Sheshi
26/02/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ok” i Bashës për negociatat: borxhi që PD i ka Ramës për NATO-n në 2008-ën

what is on the photo

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë për herë të parë mesazhin politik të opozitës për hapjen e negociatave.

Sipas një njoftimi të selisë blu, Basha, ka takuar Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn të cilit i ka shprehur mbështetjen e plotë të opozitës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

“Pavarësisht problemeve të keqqeverisjes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë perqafuar vlerat e Bashkimit Europian”– u shpreh Lulzim Basha.

Po sipas PD-së, “Kryetari Basha theksoi se opozita beson se hapja e negociatave do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimin e nivelit të demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri”.

Ky qëndrim i Bashës duket se po përvijon një qëndrim zyrtar bipartizan për Samitin e Sofjes.

Pra për herë të parë edhe PD-ja edhe PS-ja janë dakord që BE-ja të hapë negociatat me Shqipërinë, siç e ka vullnetin Brukseli, e shprehur kjo nga Kryetari i Komisionit, Jean Claude Juncker.

E vetmja që nuk ka folur deri tani është LSI-ja, e cila ka pasur një “thatësirë” të qëndrimit publik të kryetares Monika Kryemadhi.

Rasti i sotëm në prag hapjes së negociatave, është i ngjashëm me vitin 2008 kur Shqipëria ishte thuajse në të njëjtin nivel për hyrjen në NATO.

SHBA në atë vit, i kishte bindur të gjithë aleatët që në Samitin e Bukureshtit të ftoheshin në NATO anëtarët e rinj nga Ballkani: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Edhe këtë herë, BE ka vendosur një Samit në Sofje për të hapur derën për vendet e Ballkanit. Ndërsa Samiti i Bukureshtit i vitit 2008 ishte lënë për në fillim të prillit.

Por në muajin mars, përkatësish më 15 mars shpërthen Gërdeci. Së bashku me hedhjen në erë të një fabrike municionesh, del në sipërfaqe një aferë e frikshme korrupsioni dhe trafiku ndërkombëtar.

Situata politike u bë mjaft e polarizuar dhe ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers hartoi disa kabllograme që flisnin për implikime të forta të qeverisë së PD-së në aferën e Gërdecit.

Për të mos i dhënë qeverisë të drejtën e përdorimit politik të marrjes së ftesës për hyrjen në NATO, SHBA i kërkon opozitës qëndrimin zyrtar të saj për Samitin e Bukureshtit.

Edi Rama mban një fjalim në Hotel Tirana në prezencë të John Withers-it ku thekson se PS jep votën e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, edhe pse ka kundërshtime dhe akuza ndaj qeverisë.

Pas Ramës foli Withers, i cili përdori cilësimin “burrë shteti” për kreun e opozitës, pasi sipas tij, kapërceu interesat politike për një zhvillim epokal për vendin.

Në Bukuresht Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO dhe me kërkesën e fortë të amerikanëve, në delegacionin zyrtar u caktua edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj.

Një vit më pas, në Samitin e Brukselit Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, kur tashmë në krye të Shtëpisë së Bardhë kishte ardhur Barack Obama.

Samiti i Bukureshtit vendosi një standard jo të zakonshëm për politikën shqiptare. Deri atëherë, marrëveshjet e mëdha të vendit firmoseshin nga qeveritarët e radhës për të fituar kapital politik.

Për shembull Fatos Nano kur firmosi Kartën e Adriatikut, që ishte paradhoma e hyrjes në NATO dhe në Tiranë kishte ardhur Colin Pawell, nuk ftoi përfaqësues të opozitës.

Ashtu bëri edhe Sali Berisha në vitin 2006 kur firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Rasti i 2008-ës, krijoi një precedent që kërkon që opozita të jetë prezente në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Në një farë mënyrë ja ka “borxh” politik Edi Ramës dhe duhet t’ja kthejë.

A do ta bëjë Basha? Realisht sot ndërmori hapin e parë drejt këtij standarti. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Nga Armando BORA: Mungesa e kulturës së debatit si burim i dhunës dhe estetizimit të së keqes

Nga Armando BORA: Mungesa e kulturës së debatit si burim i dhunës dhe estetizimit të së keqes

Kreu i OKB-së për situatën në Gutën Lindore: koha për t’i dhënë fund këtij ferri mbi tokë

Kreu i OKB-së për situatën në Gutën Lindore: koha për t’i dhënë fund këtij ferri mbi tokë

Ministri serb i Mbrojtjes akuzon Tadiçin dhe të ndjerin Xhingjiç: ata e shkatërruan ushtrinë

Ministri serb i Mbrojtjes akuzon Tadiçin dhe të ndjerin Xhingjiç: ata e shkatërruan ushtrinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni