Komisioneri Evropian Johannes Hahn i ka bërë një ofertë qeverisë së Kosovës në emër të Brukselit, shkëmbim të heqjes së një tarifës prej 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Por ajo nuk ka të bëjë aspak me kushtin e vënë nga Prishtina, e që është njohja e Kosovës nga Serbia, ose së paku një garanci ndërkombëtare për këtë njohje.
Hahn e ka dhënë ofertën e tij përpara një takimi mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, presidentit Hashim Thaçi dhe ambasadorit të SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett.
Oferta përfshin heqjen e emrit të UNMIK-ut nga marrëveshja e CEFTA-s, si dhe ri-negocimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet palëve të përfshira dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për regjistrimin e automjeteve.
E para, ajo që Kosova njihej si UNMIK në marrëveshjen e CEFTA-s, vërtet ka qenë një ndër ankesat e qeverisë së Prishtinës, por jo dhe kusht.
Ndërkohë, oferta ngjan me një zgjidhje më shumë teknike se politike, për mosmarrëveshjet mes dy palëve.
Ende nuk ka asnjë përgjigje për këtë ofertë të diplomatit të lartë të Brukselit. Ajo duhet të vijë nga Haradinaj, njeriu që po e mbron fort taksën. Madje edhe pas presionit amerikan, para të cilit është dorëzuar Thaçi, i cili nga ana e tij kërkon heqjen e saj. /tesheshi.com/