Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Oferta e fundit që Lulzim Basha mori nga zyrtarja e lartë e DASH-it, dhe dokumenti që do të firmosë me Edi Ramën

by Te Sheshi
04/06/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Oferta e fundit që Lulzim Basha mori nga zyrtarja e lartë e DASH-it, dhe dokumenti që do të firmosë me Edi Ramën

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka marrë në orët e vona të së premtes ofertën e fundit politike të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të vazhduar mbështetjen ndaj kreut të PD-së.

Burime diplomatike bënë të ditur për tesheshi.com se zyrtarja e lartë e DASH-it, Victoria Nuland, e cila ka marrëdhënie më të mira dhe njerëzore me Lulzim Bashën nga koha kur ky i fundit ka qenë shef diplomacie, i ka përcjellë një ofertë politike për negociata, me klauzolën se kjo është e fundit që bëhet nga SHBA-të, dhe nëse do të refuzohet apo “dredhohet”, atëherë do të ecet me planin rezervë.

Oferta e bërë kreut të opozitës është zgjedhja e kryeprokurorit me konsensus, dhe e drejta e opozitës për të pasur një njeri të propozuar si në këshillin e lartë të gjyqësorit, ashtu edhe në komisionin e vettingut për gjyqtarët që do të emërohen pas shkrirjes së të gjithë trupës aktuale.

“Të gjithë njerëzit aktualë të gjykatave dhe prokurorisë do të kalojnë në sitë, dhe kjo nuk ka asnjë dyshim; do të qëndrojnë vetëm ata që e kanë kaluar sitën e kontrollit,” tha një zyrtar i rëndësishëm ndërkombëtar, që është pjesë e ekspertëve të cilët kanë hartuar reformën në drejtësi.

Ndërkaq, ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në orën 21:10 të mbrëmjes së djeshme një komunikatë të shkurtër mbi telefonatën e zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë, Victoria Nuland, i telefonoi udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, për të nxitur përparimin lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi. Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Z. Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplote dhe tërësore në drejtësi. Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

Kjo është komunikata, e cila pas “çkodimit” diplomatik ka dy mesazhe të prera, të qarta, pa nevojë për negocime.

I pari është që Lulzim Basha duhet të marrë pjesë në takimin e ditës së hënë me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Kongreseve.

Duke e bërë fakt të kryer, Zonja Nuland nuk i ka dhënë mundësi Bashës që të ndryshojë qëndrim nga ndonjë zhvillim i papritur.

Mesazhi i dytë është se miratimi tani i reformës në drejtësi është prioriteti i qeverisë së SHBA-ve dhe letra e lakmuesit për marrëdhëniet që do të ketë me liderët shqiptarë.

Shkurt e shkoqur, nëse Basha do që të vijë nesër në qeveri, do duhet ta miratojë këtë javë dhe pa asnjë hezitim reformën në drejtësi. Një votim që i jep siguri të plotë planit amerikan për të nisur ekspertët e FBI-së që në javën e dytë të qershorit, duke filluar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të arrestojë zyrtarët e korruptuar. Siç mësohet, Bashës i është dhënë një ofertë që të bëhet bashkaksioner i sistemit të ardhshëm të drejtësisë, ose përndryshe të qëndrojë mënjanë dhe të mos e ketë pozicionin e privilegjuar, si i “përzgjedhur” nga amerikanët si një nga liderët partnerë.

Në të njëjtën kohë, burime pranë qeverinë bënë me dije se ditën e djeshme Oert Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri janë riaktivizuar sërish për të përgatitur takimin Rama-Basha, që do të zhvillohet ditën e hënë.

Në këtë takim palët do të duhet të bien dakord me anë të një dokumenti me shkrim, të firmosur nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, mbi angazhimet përkatëse se çdo të bëjnë ata në ditët në vazhdim.

Ky dokument do t’u dorëzohet amerikanëve, të cilët më pas do të vazhdojnë me planin e nisur që prej një viti. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Kryeparlamentari Veseli: Transformimi dhe aftësimi i “Trepçës”, burim i zhvillimit të vendit

Kryeparlamentari Veseli: Transformimi dhe aftësimi i “Trepçës”, burim i zhvillimit të vendit

Reforma në drejtësi, Victoria Nuland telefonon Berishën: Duhet konpromis mes palëve

Reforma në drejtësi, Victoria Nuland telefonon Berishën: Duhet konpromis mes palëve

Përgatisni vetë koce me perime

Përgatisni vetë koce me perime

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni