Në 24 orët e fundit, janë 106,000 raste të reja të infeksionit koronavirus, më i larti në një ditë që nga fillimi i pandemisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili e njoftoi këtë, tha se ende ka një rrugë të gjatë në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ai shtoi se pothuajse dy të tretat e të gjitha rasteve janë raportuar në katër vende.
Sipas Worldometers, 5,036.900 njerëz janë infektuar me koronavirusin në planet deri më tani.
Nga këto, 1,990,118 janë shëruar, dhe, për fat të keq, 326.251 pacientë kanë humbur jetën.
Ende ka 2,720,531 raste aktive, nga të cilat 45.469 (ose dy përqind) janë në gjendje të rëndë. /tesheshi.com/