Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të mërkurën se vdekshmëria midis pacientëve me COVID është në një rekord global për javën e dytë me radhë.
Sipas të dhënave të botuara në raportin e rregullt javor të OBSH-së, gjatë javës së kaluar, më shumë se 93,000 pacientë me COVID kanë vdekur në botë dhe 5,7 milion të infektuar të rinj janë konfirmuar.
Raporti i javës së kaluar i OBSH-së deklaroi se midis 26 prillit dhe 2 majit, 5,705,981 infektuar të rinj dhe 93,523 vdekje u konfirmuan në të gjithë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se i ashtuquajturi lloji britanik i koronavirusit është përhapur në 142 vende të botës, prania e të ashtuquajturit lloji i Afrikës së Jugut është konfirmuar në 97 vende, ndërsa i ashtuquajturi variant brazilian është zbuluar në 56 vende. /tesheshi.com/