Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit tha që kjo agjenci shëndetësore po studion nëse gjyshërit mund të përqafojnë nipërit e mbesat e tyre pa rrezikun e marrjes së koronavirusit.
Komentet nga Maria Van Kerkhova, një zëdhënëse e programit të urgjencës së OBSH-së, erdhën pasi një zyrtar i lartë zviceran i shëndetësisë sugjeroi këtë javë që gjyshërit mund të përqafonin nipërit dhe mbesat e tyre – nën 10 vjeç – pa rrezikun e infektimit me Covid-19 , raportoi BBC.
Shumica e statistikave tregojnë se të moshuarit përbëjnë pjesën dërrmuese të vdekjeve nga koronavirusi.
Në një konferencë për shtyp të OBSH-së, Van Kerkhova pranoi se shumë gjyshër “duan të përqafojnë fëmijë, nipër e mbesa” dhe tha se OBSH aktualisht po heton nëse ata mund ta bëjnë këtë me siguri. /tesheshi.com/