Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pasi disa vende evropiane ndaluan vaksinimin e popullatës me vaksinën e Oxfordit nga frika e mpiksjes së gjakut pas dhënies së dozës.
OBSH tha se komiteti i vaksinimit aktualisht po punon në vlerësimin e sigurisë së vaksinës AstraZeneca, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
“AstraZeneca është një vaksinë e shkëlqyeshme, siç janë të tjerët në përdorim. Ne shqyrtuam raportet e vdekjes. Nuk kishte asnjë provë të vdekjes të lidhur me përdorimin e kësaj vaksine. Po, AstraZeneca duhet të vazhdojë, por çdo rast ku është raportuar një problem duhet të hetohet,” tha zëdhënësja e OBSH Margaret Harris.
Bordi Këshillimor i Sigurisë së Vaksinave të OBSH-së konfirmoi herët të Premten se po vlerëson me kujdes të gjitha raportet dhe do të komunikojë gjetjet e tij dhe ndryshimet e mundshme në rekomandimet e tij të mëtejshme për publikun. /tesheshi.com/